Aventura e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj në Europianin e shtangës që po zhvillohet në Tiranë nuk ka qenë e suksesshme.
Ai garoi në Baterinë B të peshës 73kg, duke mos dhënë rezultat në dygarësh.
Qerimaj realizoi vetëm 1 nga 6 provat që kishte në dispozicion, duke mos u ngjitur fare në pedanë në përpjekjen e tretë të stilit të shtytjes.
Në këtë stil, ai dështoi dy herë të ngrinte 174kg, ndërsa në të tretën u tërhoq, duke mos dhënë rezultat.
Më herët, në stilin e shkëputjes, ai dështoi në dy provat e para të realizojë 150kg, peshë të cilën e ngriti në përpjekjen e tretë, duke u renditur provizorisht i parë. Kështu, avëentura e Qerimajt në Europian e shtëpisë u mbyll pa sukses.
Në këtë peshë do të garojë në orët e mbrëmjes edhe Briken Calja. Ai është në Baterinë A, që e nis konkurrimin në orën 20:00.