Një vajzë 31-vjeçare M. K., është zhdukur në Durrës. Burime bëjnë me dije se ka qenë nëna e 31-vjeçares e cila ka denoncuar zhdukjen e së bijës.
Sipas saj, vajza është larguar nga shtëpia para një muaji dhe nuk është kthyer më. Ndërkohë blutë e Durrësit kanë nisur hetimet për gjetjen e vajzës.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.