Zhdukja e nje gjimnazisti eshte denoncuar diten e sotme duke bere qe policia te filloje menjehere hetimet.
Flogert Terziu, gjimnazist në vitin e dytë gjimnaz në Klos është zhdukur dje pa asnjë gjurmë ndërsa ishte nisur për mësim.
Mësohet se i riu ka lënë librat në një dyqan dhe është larguar pa adresë.
Familjarët kanë bërë denoncim në polici por ende asnjë gjurmë nga Flogerti, i cili i ka derguar nje mesazh të atit duke i kerkuar mos ta kerkojne.
“Nga ora 12 e gjysmë që është nisur për shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe nuk kishte shkuar fare në shkollë, librat i kishte lënë në një dyqan aty.
Nuk kemi pasur asnjë problem, mendje adoleshenti nuk e di. Bëmë denoncimin në polici, nuk ka shkuar te asnjë nga të afërmit.
Më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë ‘’babi mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës” thotë babai i Flogert Kryeziut.