Zgjedhorja/ Ruçi takim me deputetët e opozitës: Nismat ligjore do të diskutohen

0
Gjigandi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti një grup deputetësh të opozitës, për të diskutuar çështje të reformës zgjedhore.

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, priti sot një grup deputetësh të opozitës, me kërkesën e tyre, për të diskutuar çështje të reformës zgjedhore.
Në takim ishin të pranishëm deputetët   Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri,  Vasil Steriovski, Zef Shtjefni.
Deputetët i paraqitën Kryetarit të Kuvendit kërkesat e tyre për përfshirjen në reformën zgjedhore të sistemit proporcional kombëtar, listave të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit etj.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i garantoi deputetët opozitarë se propozimet për nismat ligjore t’i formulojnë e t’i paraqesin dhe ato do të diskutohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në komisionet e Kuvendit dhe në seancë plenare.
Procedurat parlamentare që do të ndiqen nuk do të cënojnë aspak, por do të respektojnë plotësisht të drejtën e secilit deputet për të propozuar, diskutuar, shqyrtuar, votuar ose kundërshtuar nismat ligjore që paraqiten në Kuvend.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu