Zero tolerancë! Blendi Gonxhja: Policia fillon heqjen e çdo targe të pavlefshme ose fiktive të mjeteve rrugore

0
Gjigandi

Policia Rrugore në Tiranë ka nisur me heqjen e targave të pavlefshme, fiktive ose të parregullta të mjeteve rrugore në qarkullim.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shprehet se ndaj këtij fenomeni, i cili është i rrezikshëm për sigurinë publike, do të ketë zero tolerancë.

“Falenderojmë e përshëndesim fuqimisht qasjen e re të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit për goditjen e çdo targe të pavlefshme, fiktive ose të parregullt të mjeteve rrugore në qarkullim, duke bërë jo vetëm drejtësi ndaj shumicës së mjeteve korrekte që respektojnë ligjin me detyrime të paguara por edhe duke dënuar, me forcë, kundravajtësit! 

Inkurajojmë shtrirjen e tolerancës 0 x 365 ditë vit, në çdo qark, ndaj këtij fenomeni sa arrogant e fyes ndaj qytetarëve të ndershëm, po aq edhe të rrezikshëm për sigurinë publike dhe minues të rendit e të rregullit në qarkullimin rrugor! shkruan ai.

/Priza.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu