Zelensky: Irani i përfshirë në konfliktet në Izrael dhe Ukrainë

0
Gjigandi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, krahasoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit me luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës që prej Shkurtit të vitit 2022.

Në lidhje me dy konfliktet, Zelensky kritikoi Iranin.

“I vetmi ndryshim është se ekziston një organizatë terroriste që sulmoi Izraelin, ndërsa këtu kemi një shtet terrorist që sulmoi Ukrainën. Qëllimet që kanë deklaruar janë të ndryshme, por thelbi është i njëjtë,” tha Zelensky përmes një lidhje me video në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që u mbajt në Kopenhagen.

Ndërkaq Irani ka mohuar furnizimin e Rusisë me dronë kamikazë për përdorim në Ukrainë. Gjithashtu ka këmbëngulur se nuk është përfshirë në sulmet e fundjavës ndaj Izraelit.

“Irani nuk mund të thotë se nuk ka asnjë lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë nëse i shet (dronë) Rusisë. Irani nuk mund të thotë se nuk ka të bëjë fare me atë që po ndodh në Izrael”, tha Zelensky.

RonaTyra

Zelensky bëri thirrje që bota të qendrojë e bashkuar përballë ngjarjeve të fundit.

“Kjo nuk është koha për t’u tërhequr nga arena ndërkombëtare, nuk është koha për të izoluar veten. Nuk është koha për të heshtur ose për të pretenduar se terrori në një kontinent nuk ndikon në çështjet botërore,” tha Zelensky.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu