Zbulohet numri i biletave që Prishtina ndan për tifozët e Ballkanit.

0
Gjigandi

Drejtori i Prishtinës, Granit Begolli, ka bërë të ditur se Ballkani ia ka kërkuar klubit kryeqytetas 500 bileta për “Xhebrailat” dhe se po aq i janë dhënë klubit nga Suhareka për ndeshjen e fundjavës mes dy skuadrave.

Të shtunën në orën 15:00 në kryeqytet, stadiumi “Fadil Vokrri” pritet ta grumbullojë një numër të madh të tifozëve, të cilët kanë shprehur interesim të madh për ta ndjekur nga afër përballjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, raporton Gazeta ABC24 AL.

Kjo pasi që derbi i xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës do t’i përballë mes vete dy konkurrentët për titullin e kampionit të këtij sezoni.

Aktualisht, Ballkani i prin tabelës së Ipko Superligës, megjithatë i ka vetëm tri pikë më shumë sesa Prishtina e Drita, të cilat s’e kanë në mendje të dorëzohen.

Drejtori i Prishtinës, Granit Begolli, ka bërë të ditur se 500 bileta i janë dhënë Ballkanit për grupin e tifozëve “Xhebrailat” të cilët pritet të vendosen në pjesën prapa golit, në tribunën veriore.

RonaTyra

“Ballkani i ka kërkuar 500 bileta dhe ne ia kemi dhënë po aq sa i ka kërkuar. Por, presim që të ketë tifozë që vijnë edhe në mënyrë jo të organizuar, nëpër pjesët e tjera të stadiumit. Shpresojmë që t’i bindim me lojë të bukur ata tifozë që do të jenë të pranishëm për këtë ndeshje të vijnë edhe në ndeshjet e tjera”, ka thënë Begolli në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

I pyetur se sa do të jetë numri i tifozëve të pranishëm në stadium, Begolli ka thënë se nuk kanë bërë ndonjë matje, mirëpo shtoi se pret të ketë një numër të madh të njerëzve të interesuar.

http://video.gjirafa.com/t7-live

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu