Gjatë gjithë kësaj kohe në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm të cilët aludohen se do të jenë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.
Ndërkohë ditën e sotme është zbuluar një tjetër personazh. Sipas “Bordo” Lei Kraja ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të njëjtat burime kanë shtuar se moderatorja sportive është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shqoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit.
Ne na mbetet të presim edhe pak ditë për të zbuluar nëse Lei do të jetë vërtetë një nga konkurentet.