‘OLD BUT GOLD’, NGA ROLAND QAFOKU
Sapo ka përfunduar rikonstruksioni i piramidës, një prej godinave më të rëndësishme dhe një vend reference në Tiranë. Ajo tashmë është Qendra më e madhe e Inovacionit dhe Teknologjisë në Ballkan, por pak e dinë nga brezi i ri se kjo godinë dikur ishte muzeu i diktatorit Enver Hoxha. I inaguruar më 16 tetor 1988, ajo ishte e para vepër e ndërtuar në nder të tij pak më shumë se tre vjet pas vdekjes me urdhrin direkt të Ramiz Alisë dhe njw vendim të Byrosë Politike. Një godinë që habitshëm ngjasonte me ritin e faraonëve të Egjiptit të lashtë ajo u projektua nga vajza e diktatorit Pranvera Hoxha, bashkëshorti i saj, Klement Kolaneci, si dhe dy arkitektët e tjerë, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu. Kostoja e Piramidës ishte shumë e lartë për kohën dhe për ndërtimin e saj punuan 300 punëtorë. I konceptuar me disa pavione, në muze reklamohej jeta kronologjike e Hoxhës që nga lindja deri në vdekje. Në të ishin të reklamuara objekte dhe sende personale të diktatorit që ai kishte përdorur gjatë gjithë jetës së vet. Numri i vizitorëve ishte tejet i madh dhe besohet se nuk kishte asnjë banor i Tiranës së asaj kohe që të mos kishte qenë të paktën një herë brenda piramidës për të parë nga afër “pasurinë” e jetës së Enver Hoxhës. Fundjavat kishin edhe dyndjen më të madhe sepse vizitorë të Piramidës ishin banorët e rretheve. Ca nga indroktrinimi dhe ca nga kurioziteti, Piramida u shndërrua në një peligrinazh dhe rit shqiptar dhe të mendosh që kjo po ndodhte në vitet më të varfëra të shtetit shqiptar. Por fati i kësaj godine si muze i diktatorit ishte po aq sa qendroi diktatura. Vetëm dy vjet më pas, në Shqipëri u vendos pluralizmi dhe më 20 shkurt 1991 u rrëzua edhe simboli i kësaj diktature shtatorja e Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”. Por protestuesit “bën një xhiro” edhe nga Piramida. Turma e njerëzve shkatërroi dhe flaku shumë objekte që ndodheshin aty dhe mund të thuhet që brenda asaj dite ajo e humbi funksionin e të qenit muze të Enver Hoxhës. Megjithatë punonjësit arritën të shpëtonin ç’të mundin. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, në vitin 1992 Piramida u bë Qendër Kombëtare e Kulturës dhe më pas akoma mori emrin Pjetër Arbnori. Aty u vendos në themelim edhe televizioni komnbëtar Top Channel. Ndërkohë ironia ishte se në bodrumet e godinës gjendeshin ende objektet dhe sendet e dikurshme të diktatorit Hoxha. Në vitin 2008, punonjësit bënë një iventar të plotë të materialeve që ndodheshin aty dhe që vjen sot i plotë ekskluzivisht për priza.al. Janë 466 objekte, sende personale të Enver Hoxhës që ishin të ekspozuar dhe që kishin shpëtuar nga shkatërrimi i vitit 1991. Një pjesë e tyre janë të shoqëruara edhe me fotografitë përkatëse. Ato janë sende personale që nga fëmijëria si veshje, libra, fletore, çanta, blloqe, kandil, nga studimet e tij në Shqipëri dhe në Francë si libra të universitetit, veshje franceze të asaj kohe, të kohës që dha mësim në liceun e Korçës. Më pas janë sende dhe objekte gjatë Luftës së Dytë Botërore ku veçohet një dyshek me kashtë në të cilin Hoxha kishte fjetur në malet e Elbasanit, veshje ushtarake, dylbi, çizme, e të tjera. Më pas vjen edhe ajo periudhë që kishte më shumë objekte të Hoxhës që nisin që nga mjetet e punës si karrige, kolltuqe, telefona, lapsa, stilografë, lente, orë, diktofonë, çanta, bojë e shumë të tjera. Një set tjetër në këtë iventar janë edhe veshjet e Hoxhës që nisin nga këpucët deri te kostumet, këmisha, kravata, shajet, kokoret, palltot, abazhurë, bastunët etj. Vlen të veçohen edhe objekte dhe sende që i ishin dhuruar diktatorit nga kolektiva të ndërmarrjeve, apo uzinave të ndryshme, si vazo, pjata, kuti të gjitha të punuara me dorë. Objekte që tërheqin vëmendjen në këtë iventar janë edhe dhuratat e bërë nga të huajtë që kryesisht ishin komunistë të vendeve të ndryshme të botë. Mes tyre veçohen shpata, medaljone, piktura, flamuj, pjata dekorative dhe deri te një copë nga një avion amerikani i rrëzuar që mendohet se ka qenë i dhuruar nga Vietnami. Bien në sy edhe objekte që Hoxha kalonte kohën e lirë si një tavëll. Ne po botojmë për abc24.al të gjithë këtë iventar me objektet përkatëse.
Iventari me 466 objekte, sende dhe veshje personle të diktatorit Enver Hoxha që ndodheshin në muzeun me emrin e tij te godinë e Piramidës:
- Jastëk
- Shilte e kuqe
- Sënduk
- Arkë e dyqanit Flora
- Anela të bardha me dantella
- Dosje të kuqe, 21.
- Karrige kashte
- Karrige dërrase
- Tavolinë mesi e vogël
- Tavolinë kashte
- Tavolinë mesi me rimeso
- Tavolinë mesi me këmbë luani
- Kulltuk kashte
- Karrige me ndenjëse kashte
- Tavolinë që mbyllet
- Karrige me ndenjëse meshini
- Tavolinë mesi e rrumbullakët
- Bisturi
- Portofol
- Orë dore
- Libër “Vitet e rinisë”
- Kapele liceisti
- Penë e shishe boje
- Bllok ditar
- Kurorë
- Shilte e kolltukut me kashtë
- Kasetë video, 27.
- Kaseta magnetofoni, 10.
- Makinë kapëse aktesh
- Portaminë
- Gërshërë
- Rapitograf
- Pllakat “Lenini”
- Albume, 34.
- Ndriçues me lente
- Arkë metalike
- Libër “Kur hidheshin themelet”
- Korniza metalike
- Kolltuk me punim artistik
- Abazhur me 5 globe
- Abazhdur i dhomës së lindjes
- Suport plastik me dy stilolapsa
- Thikë zarfash
- Kolltuk me rrota
- Flamuri i shtratit të topit
- Xhamadan nga Kosova
- Qeleshe
- Shall aksioni
- Çantë e zezë
- Çantë tip dosje jeshile me stilolaps dhe stemë
- Punim artistik (prej leshi)
- Këmisha
- Kravata
- Shall gri
- Kapele republike kafe
- Kostum ushtarak (Xhaketë, jelek, pantallona)
- Pallto gup e zezë
- Kokore e zezë
- Kokore kafe
- Pallto ¾ gëzof
- Çizme ushtarake me gëzof
- Ndriçues tavoline
- Abazhur tavoline
- Aparat telefoni i kuq
- Aparat steriofonik “Fhilips”
- Bllok shënimesh
- Thikë për zarfa
- Orë tavoline Seiko
- Orë tavoline Seiko
- Pardesy bezhë
- Filxhan kafeje me pjatë
- Kosh letrash i zyrës
- Mbështetëse tavoline meshini
- Tavëll kristali
- Gotë uji
- Çizme gjuetarësh
- Glob gjeografik
- Shishe me ujë selite
- Mikroskop
- Kuti me sheqer
- Bojë pelikan e kuqe
- Kaseta magnetofoni bosh
- Vazo porcelani (balte)
- Bllok kalendar me dy stilolapsa
- Fyell metalik
- Kuti cigaresh, dru
- Jastëk Flamur (lesh)
- Qeleshe
- Punim shqiponje (bakër)
- Stema e republikës
- Lente me korent
- Bojë pelikan, blu
- Gërshërë berberi
- Thikë zarfash
- Shirit shkronjash (tre të hapura)
- Kaseta diktofoni
- Kuti letre kasetash
- Diktofon me këllëf
- Takëm boje
- Karafila të kuq
- Libër nga Zelanda e Re
- Shirit magnetofoni
- Medaljon nga shqiptarët jashtë atdheut
- Pllakë bronxi nga shoqata “Skënderbeu”
- Rozetë argjendi nga Nd. Artistike “Migjeni”.
- Bllok skedar (Gloza)
- Brez (leshi)
- Kuti me yll
- Çantë Kongresi i I-rë
- Bllok skedar lëkure
- Flamur me stemën e republikës
- Çantë tip dosje
- Kalendar me Stalinin
- Dhuratë me prodhimet e naftës
- Bazament ulliri
- Kuti me objektiva
- Orë tavoline
- Çantë ushtrie
- Çizme me mamuze
- Fletore vizatimi e Ilir Hoxhës
- Fletore vizatimi e Sokol Hoxhës
- Fletore e vizatimit e Pranvera Hoxhës
- Libri i historisë
- Çantë tip dosje
- Kapele
- Shall i anesë
- Bastun
- Mbulesë tavoline
- Fletore kalendar
- Libër i Historisë së Partisë
- Flamuri (dhuratë)
- Triko xhaketë
- Kalendar elektronik
- Lente
- Historia anglo-amerikane
- Tavëll me sedef
- Mbulesë tavoline
- Radio e nënës
- Tavëll jeshile
- Mbajtëse shkrepse
- Diktofon me këllëf
- Pantallona të bardha
- Rrip Mesi
- Këmishë me qendisje
- Pulovër
- Këpucë të bardha
- Kallëp këpucësh importi
- Kapele
- Telefon sekretarie
- Çantë shkolle
- Aparat fotografik
- Orë dore
- Kuti cigaresh të xhaxhait
- Kaseta magnetofoni
- Kuti cigaresh (motovor)
- Stilograf me kuti (omos)
- Orë xhepi me qostek
- Radio dore me tranzitor me këllëf
- Stilograf me kuti (omos)
- Lente e vogël
- Kaseta magnetofoni
- Shirit zie
- Çantë pune
- Çantë gjuetie
- Gjerdan fisheku
- Dosje kartevivor
- Pipë druri
- Pjatë filxhani
- Perde
- Albumi “Kur hidheshin themelet”
- Punim metali hekurudhe
- Çantë tip dosje
- Punim artistik Shkodra
- Shirita të kuq
- Pllakë hekuri (Lure)
- Shirita të ndryshëm
- Lule artificiale
- Shportë me lule artificiale
- Trëndafila
- Buqetë me karafila
- Shirit i vendosur te varri i Enverit
- Shpatë metalike
- Stemë e RPSSH
- Pllakë çeliku (dhuratë për 40-vjetorin)
- Busti i Leninit
- Prodhimi i parë i gizës shqiptare
- Pikturë në xham
- Vagon i vogël
- Vagon i vogël skode
- Maket bazë lufte “Shtëpia e Mehmet Myslimit”
- Shah mermeri
- Stemë druri
- Pamje gruaje me veshje turke
- Vegël muzikore turke
- Busti i Shkurte Pal Vatës
- Pjatë porcelain
- Pjesë avioni amerikan
- Pllakë bronxi nga Hungaria
- Vazo e madhe
- Llampë vajguri e thyer
- Fotopllakat 27.09.1979
- Punim pirografik nga pionerët e Pogradecit
- Punim artistic në filigram nga Rexhep Duraku
- Pentagram notash
- Takëm boje bronx
- Stemë e dhuruar Enver Hoxhës nga shqiptarët e Argjentinës
- Medaljon qeramike
- Buqetë lulesh
- Traktori i parë shqiptar
- Pllakë marksist-leninist në bronx
- Derdhje në Bronx nga Rubiku
- Dy pjata (dru-metalike) nga Libani
- Takëm duhani fildishi
- Pikturë dhuruar nga Kanadaja
- Stemë bronzi nga Bolivia
- Portret i Enver Hoxhës në dru
- Top i vogël ushtarak
- Bazo porcelani nga Spanja
- Pinguin me shpatë druri
- Kokë zogu punim në dru
- Statujë në formë grushti
- Shirit me muzikë irlandeze
- Incizime me këngë shqiptare
- Kaseta me këngë shqiptre
- Maketi i Hidrocentralit të Komanit
- Pllakë hekuri farkëtari
- Pikturë panorama
- Yll punim në dru
- Punim artistik në lesh
- Kuti druri nga artistikja
- Takëm boje alumini
- Shtëpia ku u themelua partia
- Maket druri nga kombinati Stalin
- Copë minerali dhuratë
- Punim kadife nga Portugalia
- Këllëf flamuri
- Kuti varg rruazash dhe unazë
- Furrnalta e parë, pllakë metalike
- Pllakë porcelani Rec-Berc
- Stemë metalike, hartë e Laosit
- Pllakë bronzi Krrabë
- Pjatë e delegacionit I F-C Kampoxhian
- Mjete të thjeshta mbrojtëse
- Flamur nga Hollanda
- Pikturë portret fëmije
- Mesazh në kornizë
- Flamur i vogël i Angolës
- Servis, ibrik, kupë, filxhan, pjatë
- Punim artistik (8 kukulla, piramidë, penë, etiketë, tas) Portugali
- Punim artistik (kukull, 2 stema, medaljon, guidë, 12 kuti shkrepse, 18 zarfa, 3 fletë volante, 6 fletë palosje, 3 pulla poste, 12 libra, 28 kartolina)
- Shpatë me këllëf dru
- Punim artistic mermeri
- Flamur i punuar me dru çikrik tezgjah, 1 vaskë porcelani
- Kampion minerali
- Kampion minerali
- Kampion minerali
- Nikel kallëp
- Kuti duhani
- Çakmak metalik
- Flamur i Konfederatës Peru
- Kuti duhani dru
- Album
- Aparat fotografik
- Punim me dru, Enver Hoxha
- Bastun i Enver Hoxhës
- Këpucë të përdorura
- Shami dore e bardhë
- Shami dore e bardhë me dizenjo bojë qielli
- Kravatë gri me vija
- Kravatë kafe me kutia
- Kasketë gri në bizele
- Kapele republike verore
- Rrip pantallonash kafe
- Çantë e vogël lëkure, 1 portaminë, 1 stilolaps
- Bllok i vogël kalendar
- Bllok shënimesh
- Bllok kafe kalendar
- Bllok shnimesh takëm me kapak të kuq
- Diktofon numër 10
- Kuti me tre kaseta diktofoni
- Kasetë jeshile me këngë
- Kaseta magnetofoni
- Kasetë dhuruar nga kosovarët
- Kasetë me shënime
- Kasetë me këngë kolonjare
- Kasetë me këngë tiranase
- Kasetë me diçiturë
- Numrator telefonik
- Kypyra e artë e Zerit të Popullit
- Kuti me 5 lapsa
- Aparat filmimi
- Fotografi me portretin e Enver Hoxhës
- Libra arabisht
- Shall aksioni
- Xhami i parë shqiptar
- Kostum gjirokastre (opinga llastiku, çorape leshi, benevrekë, qilota, bluzë brezi)
- Dosje, bllok shënimesh, program
- Dylbi të vogla për teatër me këllëf
- Pipë mduhani prej druri
- Pipë duhani plastike
- Copë pipash dukati
- Kuti cigaresh bojë kafe
- Dosje e kuqe e shoqëruar me ndarjene fletëve
- Çantë plastike bojë kafe
- Çantë zyre kafe prej lëkure
- Çantë e zezë me zinxhir
- Çantë e zezë pa zinxhir
- Albume të ndryshme, 44
- Blloqe të vegjël xhepi
- Kaseta magnetofoni për punë
- Kuti me fije shkrepëse
- Shishe me bojë pelikan
- Kuti kartoni për kaseta
- Letër pë pastrim syzesh
- Kuti me flamastra të kuqe, 12
- Kuti me flamastra të zeza, 11
- Kuti me flamastra blu, 11
- Filtra cigaresh me shirita, 18
- Rezerva stilolapsi, 19
- Stilolapsa me veshje metalike, 2
- Rezerva stilolapsi
- Bombël e madhe gazi
- Bombël gazi
- Bombël gazi dypon
- Kuti kartvizitash
- Stem e Republikës së Shqipërisë
- Vizore tavoline 25 cm
- Kuti me stilolapsa
- Nëndarëse tavoline në formë blloku
- Ngjitëse më kuti mbajtëse
- Zarfa poste të ndryshme
- Letër shkrimi daktilografike
- Kartvizita urimi
- Bllok kalendar tavoline
- Bllok kalendar i vitit 1971
- Bllok kalendar i vitit 1971
- Bllok shënimesh
- Letër për blloqe të vegjël
- Letër përdorimi për shënime 21×15, 19×12, 19×10
- Letër shënimesh në formë blloqesh të zinj
- Libri Lycem 1936
- Libri “Langue Françoise” 1922
- Libri “Geometrie” 1926
- Libri “Les textes francoise” 1927
- Libri “La Synthese du Drait” 1926
- Libri “Nouvean petit larausse”
- Libri “Geologie” 1925
- Libri “Phisigue” 1902
- Flamur gjysmë shtizë
- Flamur gjysmë shtizë
- Litar i kuq, i zi, i bardhë
- Litar mëndafshi, bardh e blu
- Litar i hollë mëndafshi
- Qese me dhe nga familja
- Fletë dafine bronzi lyer me ar
- Shirita të zinj të përdorur
- Shirita të zinj të përdorur nga anëtarët e KQ
- Lopatë për heqje dheu
- Medaljon dhuruar E.Hoxhës
- Zinxhir i argjendtë dhe monedhë
- Stilograf aurora
- Kupë nga Greqia
- Tufë me karafila
- Makinë shkrimi e përdorur nga Fuat Çela
- Aparat telefonik Tesla
- Aparat telefonik Tesla
- Aparat telefonik Tesla
- Aparat telefonik i zakonshëm
- Libra të ndryshëm, 50 copë
- Shirit kurore vendosur në varrin e E.Hoxhës. 198
- Jastëk të dekoratave, 14
- Kutitë e dekoratave, 13
- Kokore e përdorur leshi
- Bastun
- Pllakë gize e Kongresit të Pestë
- Takëm boje metalike
- Tabaka me 6 gota
- Vazo druri
- Pushkë e vendosur mbi hartën e Shqipërisë
- Skulpturë Skënderbeu në kalë
- Skulpturi në allçi
- Stilolapsa autoran ë kuti
- Medaljon Kongresi i VI, PKK
- Koleksion fluturash
- Gotë me bisht
- Gotë me grykë të mbyllur
- Kapele e kuqe
- Punim artistic shqiponja me foton e E.Hoxhës
- Copë e qëndisur, dhuruar.
- Shirita kurorash
- Shall në Kongresin e V-të
- Shall në Kongresin e V-të
- Filaxhn kafeje
- Mashë zjarri
- Zarfa ne ftesa dhe programi i Kongresit të III-të.
- Bateri radio dore e përdorur nga Enver Hoxha
- Kuti metalike me cigare kineze
- Kuti dekorative
- Fletore dhe libra të përdorur nga Sokol Hoxha. 6
- Fletore dhe libra të përdorur nga Ilir Hoxha dhe Pranvera Hoxha.7
- Hartë gjeologjike e Shqipërisë
- Pecetë e bardhë me lule
- Bastun i nënës
- Flamur peme
- Mbulesë tavoline nga Korça
- Skoc mbajtëse plastike
- Jastëk sfungjeri
- Jastëk i vogël leshi
- Jastëk i vogël me mbulesë
- Stemë e republikës
- Perde të bardha të dritares
- Anele të bardhë
- Tavëll e Enver Hoxhës
- Flamastra me ngjyrë
- Panoramë e Parisit 1908
- Dekorata të 10 vjetorit
- Këllëf druri për çizme
- Kremastar druri
- Çantë lëkure kafe e Spiro Kolekës
- Orë Zviezda e H.Kroit
- Stilograf
- Komplet pije (1 shishe dhe 4 gota)
- Pllakatë metalike bakër
- Bllok kalendar i vitit 1989
- Flamur me portretin e E.Hoxhes
- Shirit i përurimit të muzeut
- Vazo metalike
- Pllakë metalike
- Punim pirografik
- Abazhur druri i prishur
- Sepeti i dhomës së lindjes
- Demir oxhak
- Xhevze
- Bucelë uji
- Postiqe leshi
- Kandil
- Tabaka bakri
- Jastëk leshi mbushur me kashtë
- Gunë
- Maket i Hidrocentralit të Vaut të Dejës
- Etazher
- Kolltuk me pellush të kuq
- Kolltuk i Shtëpisë muze
- Etazher
- Banka e shkollës
- Grafik me polipropilen
- Portet i E.Hoxhës
- Djep i dhomës së lindjes
- Mangall i dhomës së lindjes
- Punim pirografik
- Tavëll duhani, 4
- Tavolinë mesi
- Shilte me damask
- Tavolinë e zyrës
- Telefon
- Autoparlant Siement
- Karrige me igelit të kuq
- Raft
- Tavolinë
- Tapet jeshil në M2
- Punim artistic bakri 2 lugë, 2 filxh, 1 band.1 kullesë, 4 pjata
- Zbukurime me zinxhir
- Kazëm e çekiç
- Magnetofon me kufje
- Pëllumb metalik
- Dyshek me kashtë
- Iventari me 466 objekte dhe sende personale të Enver Hoxhës që ndodheshin në muzeun e tij të Piramida.
2. Piramida si muzeu “Enver Hoxha” në momentin e inagurimit të saj më 16 tetor 1988.
3. Ambjente të brendshme të muzeut në të cilën janë ekspozuar objekte dhe sende të Enver Hoxhës.
4. Dysheku me kashtë që Enver Hoxha përdori në Labinot gjatë Luftës së Dytë Botërore.
5. Kolltuku i Enver Hoxhës.
6. Sënduku me rroba dhe bastuni i Hoxhës.
7. Telefoni i zyrës së Enver Hoxhës.
8. Shpatë, dhuratë për Enver Hoxhën.
9. Unaza e Enver Hoxhës.
10. Traktori i parë i prodhuar në Shqipëri, në miniaturë, dhuratë nga punonjësit e Kombinatit të Autotraktorëve.
11. Çantë e Enver Hoxhës.
12. Diktofon i Enver Hoxhës.
13. Karrige kashte e Enver Hoxhes bashkë me një shtatore në allçi e tij.
14. Gotë pije, dhuratë e shqiptarëve të Kosovës për Hoxhës me mbishkrimin “Kosova Republikë”.
15. Set shishe dhe gota rakie të Enver Hoxhës.
16. Fotografi, Enver Hoxha me Hysni Kapon.
17. Sënduk i Enver Hoxhës.
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*