ZBARDHET ngjarja/ Rrahën për vdekje 60-vjeçarin në Dibër, në polici thanë se u rrëzua

0
Gjigandi

Ngjarja e ndodhur në Peshkopi, qershorin e vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Nuri Basha është zbardhur. Tre shtetasit e rënë në prangat e policisë tashmë akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”. Eduart Torba, Ahmet Torba dhe Lavdrim Kaleci kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin, i cili ka humbur jetën dy ditë më vonë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Të arrestuarit, të cilët ishin nën hetim për veprën penale “Moskallëzim krimi” kanë raportuar në polici se viktima kishte qenë pasagjer në një autmojet dhe është plagosur aksidentalisht teksa po zbriste nga mjeti. Ngjarja është zbardhur nga hetimet, teksa shtetasit ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

 

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor proaktiv i koduar “Deepened”.

RonaTyra

Zbardhet ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2022, në Peshkopi, ku mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari N. B., i cili më pas humbi jetën, në spital.

Zbardhja e ngjarjes, si rezultat i hetimeve të thelluara, të zhvilluara nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për 3 shtetas të cilët ishin nën hetim, për këtë ngjarje, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në qershor të vitit 2022, në fushën e krimeve kundër personit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deepened”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

T., 49 vjeç, A. T., 64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi.

Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi  E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T.,  L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu