Ylli Manjani: Lobimet e politikaneve pertej oqeanit, si marketing per “zhulin” e zullumeve

0
Gjigandi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me partitë e reja te krijuara.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manjani shkruan se udhëheqësit, po i përdorin këto parti për interesat personale, ku thekson se keto parti nuk e meritojnë votën e shqiptarëve.
Sakaq shton se qeveritë po e përdorin pushtetin për të kryer çdo lloj ‘pisllëku’ ndaj dhe duhen dënuar.

Postimi i plotë:

E kam shprehur edhe më parë në rastin Basha, por meqë ra fjala po e përsëris:
Ato parti, udhëheqësit e të cilave i përdorin paratë (publike ose private) për të blerë shërbime konsulence, ose më keq akoma lobbimi në SHBA, shërbime të cilat janë marketing personal i tyre, nuk e meritojnë votën e shqiptarëve.
Pse duhet ky marketing?!
Çfarë fitojnë partitë nga këto shërbime?!
Ku votohen këto parti në Shqipëri apo në Amerikë?!
Sa vota u shtohen partive nga këto shërbime?!
Janë pesë me hiç, që të gjitha!
Shërbimet e konsulencës i bëjn sot e gjithë ditën shqiptarë profesionistë. Nëse duan ti blejnë këtu se u ka më shumë dukë.
Lobbimet pastaj janë pisllëk i gjallë!
Neveri ekstreme!
Marketing i zhulit!
Korrupsion, por me emër të bukur anglisht!
Larje e mutit që bëjnë këtu me shurrë Amerikane!
Le pastaj kur qeveritë marrin vendime në emrin tonë për të blerë kësi pisllëqesh në Amerikë.!!!
Ato janë qeveri të poshtra, të korruptuara dhe mashtruese. Ato duhen dënuar në rrethana rënduese, për shpërdorim të parave dhe besimit të njerëzve, përtej partive.
Kjo çështje më shumë sesa punë SPAK-u, është punë morali politik.
Partitë e udhëheqësit që blejnë lobbime janë maskarenj dhe nuk meritojnë të votohen!
Ja, këtë mendim kam patur edhe kam për këtë gjë.
Kjo vlen për cilindo politikan apo grup politik Shqiptar.
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu