Momenti kur vetura godet prindërit me foshnjën tre muajshe duke kaluar vijat e bardha

0
Momenti kur vetura godet prindërit me foshnjën tre muajshe duke kaluar vijat e bardha
Gjigandi

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e diel në Tiranë ku një makinë “Mercedez G-Class” përplasi në rrugën e Kavajës një çift dhe foshnjën e tyre, ndërsa po kalonin në vijat e bardha.

ABCNews ka siguruar videon në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

https://www.youtube.com/watch?v=0RVrZRU3Q1w&feature=emb_err_woyt]Videon mund ta shikoni KËTU.

Siç shihet edhe nga pamjet, çifti Arjan dhe Vilma Konomi, ndodhen në trotuar në pritje të semaforit, dhe sapo hapet drita jeshile e cila u jep akses kalimtarëve për të kaluar rrugën, burri dhe gruaja bashkë me karrocën e fëmijës nisen të qetë për në anën tjetër të trotuarit, por në mes të rrugës mjeti “Mercedes G-Class” i drejtuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani i përplas, duke rrëzuar karrocën ndërsa merr para çiftin.

Janë kalimtarët ata të cilët u japin ndihmën e parë të plagosurve ndërsa njoftojnë dhe ambulancën.

RonaTyra

Ndërkohë siç shihet edhe në video drejtuesi i mjetit por dhe pasagjeri janë larguar menjëherë në vendngjarje.

Arratisja e dy personave që kanë qenë brenda mjetit luksoz që shkaktoi aksidentin ka zgjatur vetëm pak orë.

Ka qenë fillimisht pasagjeri ai që ka rënë në pranga dhe më pas drejtuesi i mjetit Ajas Sulejmani.

39-vjeçari Ajas Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia Britanike, pasi akuzohet për trafik droge.

Ndërkohë që më herët u raportua se ai gjatë viteve të fundit punonte në Gjermani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu