Ylli i “Stranger Things” del hapur si gay

0
Gjigandi

Noah Schnapp ka dalë hapur si gay në një video në TikTok, duke konfirmuar se ngjan me personazhin që luan në “Stranger Things”, Will Byers, më shumë seç e kishte imagjinuar.

Ai ka ndarë videon, ku thoshte se fillimisht ishte i frikësuar që t’u tregonte miqvee dhe familjarëve se ishte gay dhe kur mori vendimin, ata thjesht i thanë që e dinin.

“Nuk është aq gjë e madhe” shkroi ai në mbishkrim, ndërkohë që videoja shoqërohej nga audioja “E di çfarë nuk ishte kurrë? Aq serioze! Nuk ka qenë kurrë kaq serioze! Vërtet, nuk do të jetë kurrë aq serioze!”.

Fansat dhe ndjekësit menjëherë shprehën mbështetjen e tyre, jo vetëm sepse aktori doli hapur, por edhe sepse gjeti ngjashmërinë me personazhin të cilin luan në serial.

Kështu, u konfirmua 100% që edhe personazhi Will Byers është gay, pas qindrave spekulimeve që qarkullonin mbi seksualitetin e tij, që prej sezonit të parë të “Stranger Things”.

RonaTyra

Përditësim: Netflix ka shprehur mbështetjen ndaj aktorit, duke vendosur te bio-ja në Twitter fjalinë: “Të duam, Noah Schnapp”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu