“Xibraka”, targa që denoncoi Gaz Bardhi i përket automjetit të motrës së Majlinda Bregut dhe përdorej nga bashkëshorti i saj

0
Gjigandi

”Xibraka”  futur thellë në PD/ Targa konfuze që përfshiu Olsi Ramën përfundon në familjen e Majlinda Bregut

‘Denoncimi’ i bujshëm i Gaz Bardhit për implikimin e pretenduar të Olsi Ramës në dosjen se laborarorit të kokainës në Xibrakë, nuk është thjeshtë një fall me letra apo gjëegjëzë shqupiste.

‘Denoncimi’, më e pakta, është një gënjeshtër banale dhe sharlatanizëm politik, por mund të jetë edhe një përpjekje për shantazh dhe pazar.

Pika kyçe në denoncimin e Bardhit ishte një targë.

“Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM”, denoncoi Bardhi.

RonaTyra

Por, Bardhi nuk tregoi se kush ishte pronari i automjetit me targë AA653DM. Ky është një element kyç i një denoncimi.

Makina i përket shtetases Ornela Bregu, motra e Majlinda Bregut, ish ministre e Integrimit në qeverinë e Sali Berishës.

Me logjikën e Bardhit, më të implikuar qenkëra ish ministrja e PD dhe vetë Berisha në dosjen Xibraka se sa Olsi Rama.

Dhe si llogjikë qendron dhe për këtë Gazmend Bardhi duhet përgëzuar që merr guximin dhe denoncon ish ministren e partisë së tij si të përfshirë në laboratorin e Xibrakës.

Ky automjet me targa AA653DM asokohe ishte në pronësi të Ornela Bregut dhe në përdorim të Ervis Gjeçit, bashkëshortit të kësaj të fundit.

Ervis Gjeçi është pikërisht ortaku i Ndraghetës në Shqipëri si edhe personi që jo vetëm strehoi Albino Prudentinon, bosin në arrati, por edhe pati bisnese zyrtare me të.

Jo vetëm kaq, por përdoruesi i automjetit AA653DM, pra shtetasi Ervis Gjeçi ka kryer një dënim prej 5 vitesh burg për trafikim të drogërave të forta, por është skeduar dhe hetuar edhe për ngjarje kriminale më të rënda se trafiku i drogës, siç është vrasja dhe atentati ndaj juristit Sokol Doçi në vitin 2011.

Vrasja e Sokol Doçit

Juristi i Entit Kombëtar të Banesave, Sokol Doçi është ekzekutuar rreth orës 01:00 të 30 korrikut në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në kryeqytet. Krimi ndodhi në kohën kur Doçi sapo kishte mbërritur në oborrin e pallatit të tij, me një makinë tip “BMË” seria 7, me ngjyrë të bardhë me targa të huaja.

Emri i Sokol Doçit është shfaqur në regjistrat e kompanive të Ervis Gjeçit dhe bosit të mafias italiane, Albino Prudentino, i arrestuar vite më parë në Shqipëri. Viktima njihej si ish-avokat i kompanisë së Prudentinos, që u sekuestrua në vitin 2010 në Vlorë dhe Tiranë. Vetë Doçi ka punuar dikur si avokat dhe me pas në Entin Kombëtar të banesave dhe ka pasur lidhje të ngushta politike me PD dhe djalin e Sali Berishës. Emri i Sokol Doçit figuronte edhe në regjistrat zyrtarë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të “BETTING SYSTEM ALBANIA”, firma ku kunati i Majlinda Bregut, Ervis Gjeçi, ishte aksioner së bashku me familjen Prudentino. Ai është emëruar në këtë post në 12 shkurt 2010 dhe mandati i tij zgjaste deri në 12 shkurt 2013.

Pra siç shihet nga dokumentet dhe provat, Gazmend Bardhi nga foltorja e Foltores, denoncoi publikisht Majlinda Bregun, Ornela Bregun, Ervis Gjeçin dhe Shkëlzen Berishën si lidhje e kunatit të Majlinda Bregut, si të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Urojmë që SPAK ta trajtojë me seriozitet karagjozllëkun e Gazmend Bardhit dhe të hetojë të gjithë përsonat e sipërpermendur sipas denoncimit publik të kryer nga kryetari i grupit parlamentar të Foltores.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu