Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me Xhubletën shqiptare, e cila është regjistruar 𝗻𝗲̈ 𝗨𝗡𝗘𝗦𝗖𝗢! Margariti ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore.
“Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dije bërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.” shkruan Margariti.
Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!
Postimi i Margaritit:
Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
📌 Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dije bërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.
🇦🇱 Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!