Xhaçka i përgjigjet Daçiçit për Kosovën: Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore

0
Gjigandi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur gjatë këtyre ditëve shqetësimin nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës. Në një reagim në rrjetet sociale ajo tha se kriza është artificiale dhe se barrikadat nuk janë vendosur nga qytetarët, por bandat teksa bëri thirrje për dialog.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar pas deklaratës nga homologia shqiptare Xhaçka, duke thënë se barrikadat janë rezistencë paqësore ndaj terrorit ndaj serbëve prej regjimit kriminal të Albin Kurtit.

Ministrja Xhaçka i është përgjigjur sërish homologut të saj serb duke thënë se nuk bien dakord me të teksa shton se barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore.

Në një postim në Twitter, ministrja Xhaçka thotë se nëse “barrikadat do të ishin një mjet proteste paqësore, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit për bashkëjetesën paqësore, me pasoja dramtike”, teksa shton se “nuk është një ide fare e mirë”.

“Na vjen keq, nuk jemi dakord! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore! Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve. Me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë, fare”, ka shkruar ministrja Xhaçka në Twitter

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu