Aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)

0
Gjigandi

Policia ka arrestuar 27-vjeçari, i cili ditën e mërkurë u përfshi në aksidentin me tre viktima në rrugën e Arbrit. I arrestuari është Edison Lazri, 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi KUJTIM ISTREFI 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi vëllezër, nga Maqellara ndërsa e shoqja e njërit prej viktimave Lulzime Istrefi ka humbur jetën rrugës për në spital .
4 të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore.

Kadrie Markeçi 19 vjeç dhe Firuze Istrefi 56 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin Rajonal të Peshkopisë. Dy të plagosurit e tjerë vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri që ishin në Mercedesin me targa Angleze, janë dërguar në spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar pasi njëri prej tyre ka 2 brinjë të thyer dhe tjetri ka dëmtime në qafë.

Njoftimi i plotë:

RonaTyra

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e këtij aksidenti  humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët  M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu