Xavi ‘thumbon’ Ancelottin, pasi rrëmbeu Superkupën: Kur fitoj pa luajtur mirë, nuk largohem i kënaqur…

0
Gjigandi

Xavi Hernández u shfaq i lumtur dhe krenar në dhomën e shtypit, pas finales, për fitimin e titullit të tij të parë si trajner i Barçës dhe për mënyrën se si e arriti atë: “Jam shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur, ju e dini që ka shumë rëndësi për mua si fitojmë.

Edhe nëse fitojmë, por nuk luajmë mirë, nuk largohem plotësisht i kënaqur. Sonte ajo që kishim planifikuar shkoi në mënyrë perfekte”.

Trajneri fillimisht ka uruar lojtarët e tij, teksa ka shtuar: “Jam i lumtur për lojtarët, ata kanë marrë shumë kritika, shumë prej tyre të padrejta, sot janë çliruar dhe kjo na jep shumë besim. Vijmë nga një periudhë e vështirë. Largimi i Messit ishte shumë i rëndësishëm dhe shumë i vështirë për t’u tretur, shpresoj që ky të jetë titulli i parë i shumë njerëzve”.

Xavi e ka të qartë: “Kjo fitore do të na japë besim, lojtarët e shohin se ajo që kemi propozuar iu përshtatet në mënyrë perfekte. Kjo i bën lojtarët të besojnë në atë që ne bëjmë si staf. Nuk duhet të ndalemi këtu, por të vazhdojmë të punojmë”. Lidhur me dyshimet e krijuara muajt e fundit, ai tha: “I shoh gjërat nga brenda dhe për këtë ka qenë pozitive”.

Ai u pyet për MVP-në e ndeshjes, të riun Gavi: “Të gjithë prekemi kur e shohim teksa luan, ka shpirt dhe karakter që përhapet në të gjithë ekipin. Është spektakolar, edhe pse vetëm 18 vjeç. Nuk lodhem duke e lavdëruar, duke i thënë mos u ndal. Ky djalë nuk ka limite”.

RonaTyra

Xavi kujtoi edhe Joan Laporta dhe siguroi: “Kam një marrëdhënie miqësore me presidentin, jam shumë i lumtur për të. Ai ka investuar shumë fuqishëm në këtë projekt. Jam i lumtur për të dhe bordin”.

Për të rinjtë: “Ne kemi një brez shumë të mirë, uria për tituj është e madhe. Kishim shkuar gati dy vite pa fituar asgjë. Nuk mund të ndalemi tani”. Në lidhje me golat, Xavi komentoi: “Futbolli është shumë i shpejtë në ditët e sotme.

Në momente të caktuara duhet të luash direkt, aq më tepër me Lewandowski. Veprimi i golit të parë është shumë i shpejtë, në prekjen e parë, kemi punuar për këtë, kemi parë video. Duhet të vazhdojmë të maturohemi, duke insistuar në modelin tonë.

Sonte gjithçka shkoi mirë, por do të ketë ditë të vështira. E mbaj mend ditën kundër Bayernit, humbëm në shtëpi dhe tifozët ishin me ne. Sonte kemi mundur t’iu kthejmë gëzimin, por nuk duhet të harrojmë se jemi ende një ekip në rindërtim.

Kjo fitore i jep qetësi ekipit, ambientit, bordit dhe mbi të gjitha lojtarëve. Ne treguam se fitojmë kundër kampionëve të Evropës dhe La Liga-s, pra mund ta bëjmë këtë kundër kujtdo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu