Vritet gazetari i “Reuters” në Libanin jugor

0
Gjigandi

Një gazetar i prestigjiozes “Reuters” është vrarë gjatë detyrës në Libanin jugor. Lajmin e hidhur e bëri të ditur agjencia e lajmeve përmes një deklarate për mediat.

“Ne jemi shumë të pikëlluar pasi mësuam se gazetari ynë, Issam Abdallah, është vrarë”, thotë “Reuters”.

Më tej, në deklaratë thuhet se Issam po punonte si pjesë e një ekipi të “Reuters” që po transmetonte direkt atë që po ndodhte në Liban.

“Issam po punonte si pjesë e një ekipi të Reuters në Libanin jugor, i cili po jepte një sinjal video të drejtpërdrejtë. Ne po kërkojmë më shumë informacion, duke punuar me autoritetet në rajon dhe duke mbështetur familjen dhe kolegët e Issamit.”

Gazetarët e “Reuters”, Thaer Al-Sudani dhe Maher Nazeh gjithashtu pësuan lëndime dhe po marrin një trajtim më të specializuar mjekësor.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu