Pasi vrau me armë zjarri ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë është ende në arrati, 49-vjeçari Besnik Pjetri ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.
Besnik Pjetri, i cili vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë, pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar, pasi policia prej disa ditësh nuk po arrin të lokalizojë vendndodhjen e tij.
Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur. Krimi i rëndë ka ndodhur në Grykë Zezë të Lezhës, ndërsa motivet e vrasjes duket se kanë qenë konfliktet që autori ka pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.