Vrau dy vëllezërit Bilali, dënohet me 7 vite burg Arsen Stojku

0
Gjigandi

Për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, Gjykata e Shkodrës ka shpallur vendimin për Arsen Stojkun, një nga personat e arrestuar për këtë ngjarje të ndodhur në 30 Mars të 2019, duke e dënuar me 7 vite burg. Togat e zeza në Shkodër gjatë shpalljes së vendimit kanë ndryshuar cilësimin të veprës penale, duke e dënuar të riun për vrasje në rrethana të cilësuar, e kryer bashkëpunim do t’i kushtojnë Stojkut 7 vite brenda qelisë së burgut.

Edhe pse nga Prokuroria e Shkodrës ishte kërkuar që Stojku të dënohet me 35 vite burg duke e akuzuar si bashkëpunëtor të Ibrahim Licit në këtë ngjarje. Sipas dosjes hetimore, personi që qëlloi ndaj Brahimit dhe Astrit Bilalit duke i lënë të vdekur në vend është Arsen Stojku. Madje për të provuar edhe akuzën e tyre, Stojku ka dalë në këtë konkluzion nga një analizë ADN-je, të gjetur në një bidon ujë në makinën që autorët lanë pas në vendin e ngjarjes.

Organizator i ngjares dyshohet Ibrahim Lici, i cili dyshohet se fshihet në shtetin turk, por kapja ose lokalizimi i tij. Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje për të, edhe pse autoritetet turke kanë kërkuar dosjen e tij.

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri automatiku në pragun e portës së tyre më 30 mars 2019. Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”. Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër. Në pranga për këtë ngjarje janë vënë Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Nga ana tjetër, në kërkim janë shpallur dy persona, Ibrahim Lici që është i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë dhe një person me inicialet D.B., 29 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu