Vrasja në Shëngjin/ Ky është ish-kandidati për deputet që humbi jetën (Emri + Foto)

0
Gjigandi

Ardjan Nikulaj mbeti i vrarë ditën e sotme nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në pedonalen e Shëngjinit. Dyshohet se autorët kanë qenë dy.

Nikulaj rezulton të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nën siglën e PSD-së, të drejtuar nga Tom Doshi , në Lezhë. Sakaq, aktualisht ai kandidonte për këshillin bashkiak në qytetin e Lezhës.

51-vjeçari është babi i 4 fëmijëve dhe njihet në zonë edhe si biznesmen. Dyshimet e para janë se ngjarja mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet për pronat në bregdet.

Nikulaj figuron me precedentë penale, në vitin 2003, rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

RonaTyra

Ndërsa në vitin 2006 është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu