Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kosovë dhe Serbi gjatë turit ballkanik.
Von Cramon shkruan në një postim në “X” se i mirëpret deklarat e qarta të presidentes së KE-së mbi dialogun Kosovë-Serbi, Ajo ka shtuar më tej se do të ishte mirë që të njëjtën qartësi ta kishte edhe për mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit e demokraci.
“Unë e mirëpres qartësinë nga Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë. Na duhet Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiçit”, thuhet në postimin e saj.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka qëndruar për vizitë në Kosovë e Serbi gjatë një turne ballkanik, ku ka kërkuar themelimin e Asociacionit nga ana e Kosovës dhe njohjen “de-facto” të Kosovës nga Serbia. Ajo ka vizituar deri më tani edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe do të vizitojë edhe Bosnje-Hercegovinën.
I welcome the clarity from @vonderleyen on relations with .
Yet, would be good that the same clarity was re: ’s shortcomings in RoL, media freedom and democracy.
Call a spade a spade – we need democratic Serbia, not further appeasement of Vučić.https://t.co/IvVU0m15wG
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 1, 2023
j.l./ ABC24.AL