Vjen lajmi i mirë për planetin, fantastike ajo që po ndodh me shtresën e ozonit

0
Gjigandi

Shkencëtarët kanë dhënë një lajm të rrallë të mirë për planetin tonë. Shtresa e ozonit është drejt riparimit dhe brenda dekadave të ardhshme pritet të kthehet të normalitet të plotë.

Studimi i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, vlerëson se riparimi i shtresës së ozonit po ndodh pas ndalimit çlirimit në natyrë të shumë kimikateve të rrezikshme.

Shtresa e ozonit e mbron planetin nga rezet e dëmshme ultraviolet. Por prej vitit 1980 shkencëtarët kanë dhënë alarmin për një vrimë në këtë mburojë, të krijuar nga kimikatet e dëmshme si klorofluorokarbonet të gjendura në frigorifere, aerosol dhe tretës.

Çlirimi i këtyre kimikateve në atmosferë është ulur me 99% që prej nënshkrimit të Protokollit të Montrealit në vitin 1989.

Sipas studimit, zona e ozonit pritet të kthehet në nivelet e para 1980-ës, në vitin 2040 për pjesën më të madhe të planetit, dhe në 2024 për arktikun si dhe për antarktidën në vitin 2066.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu