Vjedhja me Forex/ Tirana jashtë kontrollit, nga çunat e Tomës te Pino i Komunës së Parisit, nipat e Arben Malajt e deri tek Ornaldo i Qifes, policia bashkpunon duke heshtur, ja vendet ku kryhen vjedhje masive dhe ku investohen milionat e vjedhura!

0
Gjigandi

Tirana është kthyer në një çerdhe të masive vjedhje të qytetarëve europiane dhe jo vetëm, nëpërmjet gjasme investimeve në bursa ose siç njihen ndryshe “forex”. E nisur fillimisht rreth vitit 2014 kjo skemë vjedhje masive u bë shqetësim për shtetet e europës. Pas mijëra denoncimeve kryesisht nga qytetarë spanjollë dhe gjermanë, të drejtuar dhe vëzhguar nga Europol, policia shqiptare ka kryer disa “aksione” për të ndaluar këtë aktivitet kriminal i cili dënohet deri në 15 vite burg.

 

Por në të vërtetë këto operacione ishin të tipit “mka çu nona me la gojën” pasi në terren jo vetëm që nuk u ndal ky aktivitet, por përkundrazi u shtua. Në çdo cep të Tiranës, duke nisur nga zyrat e vogla e deri në ambiente luksi, kanë lulëzuar bisneset forex.

 

Skema ka avancuar. Nuk është më vetëm Europa “targeti” i hajdutëve në telefon. Tanimë kanë kaluar dhe po merren me Kanadanë, siç është rasti i call centerit që ka gjetur strehë tek kompleksi Halili i drejtuar nga Klajd dibrani dhe një grup i mirëorganizuar të cilët funksionojnë nga ora 18:00 deri në 02:00 të mëngjesit duke iu përshtatur orarit të matanë Atlantikut. Rrugës së pasurimit nëpërmjet vjedhjes forex, i kanë hyrë dhe djemtë e VIP-ave të jetës social politike në vend.

RonaTyra

Djemtë e Tom Doshit drejtojnë zyrën e tyre “Forex” e cila ka mbi 250 punonjës nga pallati i tyre tek ish Profarma.

Po ashtu edhe Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit ka zyrën e tij “forex” diku pranë Ministrisë së Jashtme.

Ornaldo Rakipi

Flladi Malaj, nipi i Arben Malajt ish ministrit socialist është një tjetër rast që dihet, por që ligji nuk vepron. Flladi Malaj bashkë me të vëllanë, nga zyra e tyre ngjitur me zyrën e xhaxha Arbenit, jo vetëm vjedhin qytetarë europiane por edhe drejtojnë një rrjet bisnesesh dhe restorantesh të cilat janë produkt i vjedhjes miliona euro nëpër telefona që operatorët e Flladi Malajt bëjnë prej vitesh në zonën e Kristal Center tek Komuna e Parisit.

Gjithashtu në Komunën e Parisit, në këtë godinë që shihni në foto ushtron aktivitetin zyra forex me mbi 100 të punësuar e Pinos. Se cilat janë garancitë e këtij personi dhe ku investohen milionat e vjedhura do flasim në vijim.

Po si ka mundësi që një media flet me kaq siguri për të punësuarit në këto lloj aktivitetesh, për vendet e ushtrimit të aktivitetit dhe të dhëna të tjera specifike? Shumë e thjeshtë. Këtë e tregojnë po këta që kryejnë këtë aktivitet. Njoftimet i gjen masivisht nëpër rrjetet sociale. Të gjithë i shohin, policia.

Krimi ekonomik që ngre “zgupthi” një shitës ambulant që shet cigare pa pullë (dhe shumë mirë bën), ka harruar se si fillim duhet të jenë pjesë aktive e luftës ndaj këtyre bandave që vjedhin miliarda në vit, dhe jo partnerë siç janë aktualisht.

 

Heshtja e “idhët” dhe mbyllja e syve nga drejtuesit e policisë (disa edhe të përfshirë vetë në këtë lloj aktiviteti), është një “barut” në duart e një shteti të tërë, që një ditë do i plasë në duar dhe do nxijë shumë fytyra.

Në vijim:

  • Me emra dhe mbiemra kush janë pronarët e zyrave Forex në Tiranë.
  • Emrat dhe funksionet e zyrtarëve të policisë, ku të përfshirë në këtë skemë janë bizneset, ku janë investuar milionat e vjedhura.
  • Resortet dhe vilat në Jug ku pastrimin e parave e quan biznes.
  • Sa përqind paguajnë në “shtet” për të vjedhur rehat!

Vijon…/ Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu