Dimri ka mbërritur në Evropë, me borë të freskët që mbulon malet nëpër Alpe, Pirenej dhe më gjerë. Gjatë fundjavës disa vendpushime të skive kanë raportuar mbi gjysmë metër borë të freskët. Është një lajm i mirë dhe premtues për sezonin. Vitet e fundit, shumë vendpushime të skive janë kapur duke marrë ngarkesa dëbore për të mbushur pistat e tyre.
“Vjedhja” e borës ka qenë në qendër të vëmendjes mbi praktikat dhe të ardhmen e industrisë së sporteve të borës siç janë gërmimi i akullnajave apo helikopterët që ngarkojnë bore për të rregulluar një pistë.
Në një botë ideale, me kushte perfekte atmosferike në pista, vendpushimet e skive që kanë nevojë për temperatura të ftohta të vjeshtës e ndjekur nga bora natyrale këto ndërhyrje nuk do të ishin të nevojshme. Por dekadën e fundit “vjedhja e borës” ndodh shpesh dhe kjo është diçka për të cilën skiatorët janë bërë shumë të vetëdijshëm. Temperaturat e larta gjatë janarit 2023 panë rritjen drastike të vijës së ngrirjes, që do të thotë se reshjet ranë si shi në vendpushimet e ulëta, gjë që lau dëborën dhe anuloi aktivitetet me ski.
Por, pavarësisht titujve të fundit, përgatitjet dhe ruajtja e dimrit nuk duhet t’i kushtojnë gjithmonë Tokës. Është një metodë jo shumë e re që është quajtur “bujqësia e borës”, një praktikë e përdorur në të gjithë Evropën (dhe më gjerë), që është shumë më e gjelbër se sa mund të mendoni dhe që lejon resortet të kenë gjithmonë dimrat e tyre.
Ndërsa bora artificiale kërkon temperatura pothuajse të ngrira, si dhe rezervuarë uji dhe energji, bora e kultivuar mund të zbulohet, riciklohet dhe shpërndahet në pistat e skive për të ndërtuar një bazë të rëndësishme dëbore, duke kursyer konsiderueshëm kur bëhet fjalë për prodhimin e borës.
Metoda zvicerane e resortit Saas Fee për kultivimin e borës përfshin gërmimin e tarracave, duke e drejtuar borën e fryrë nga era në një depo, e cila më pas kompaktohet dhe mbulohet me tallash të qepur me dorë ose silokon për izolimin e borës. Të vendosura pak nën akullnajë (midis 2500-3000 m), këto depo janë të mbrojtura. Gati 50 për qind e depozitave të dëborës së resortit i kanë mbijetuar verës përvëluese të vitit 2023.
Pavarësisht sfidave në rritje të paraqitura nga ndryshimet klimatike, vendpushimet e skive po kthehen në metodat tradicionale kur bëhet fjalë për përgatitjen për dimër. Davos, që nga viti 2016, ka përdorur metodën shekullore të përdorimit të tallashit si izolim, për të bartur borën nga një dimër në tjetrin.
Bora prodhohet në dimër në kushte ideale (të ftohtë, të thatë) dhe mbulohet me 30-40 cm tallash. Në vjeshtë, bora përhapet në një rrugë pyjore me hije në Flüelatal (lugina Flüela) dhe lejon që sporti të nisë përpara se të arrijë dimri.
Dëbora artificiale është parë shpesh si një zgjidhje afatshkurtër dhe e dëmshme, pasi shumë argumentojnë se praktika në fakt kontribuon në ngrohjen globale. Ngrirja kimike, që ndot ekosistemet është zëvendësuar kryesisht nga teknologjia e ajrit të kompresuar, e cila është më miqësore me mjedisin, por e shtrenjtë, pasi kushton 4 € për metër kub. Topat e borës dhe makinat e pastrimit janë të pajisura me sensorë për të përcaktuar se kur makinat duhet të ndizen dhe për sa kohë, në varësi të thellësisë së borës.
p.c. / ABC24.AL