Vizitoi kopshtin Zoologjik të Tiranës, Erion Veliaj: Do jetë i të gjithëve, hapja e madhe bëhet më 4 Qershor

0
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar këtë të mërkurë Kopshtin e ri Zoologjik, së bashku me fëmijët frekuentues të qendrave sociale.

Nëpërmjet një video-live, Veliaj tha se hapja e madhe do të jetë më 4 Qershor si dhe fëmijët prej sot do kenë mundësi ta vizitojnë kopshtin pasi ky i fundit do jetë për të gjithë.

“Jam shumë i lumtur, pasi ky kopësht do jetë për të gjithë. Të rriten me të njëjtën mundësi ku gjendja ekonomike mos të caktojë fatin e tyre. Mezi pres që të shtunën të bëjmë hapjen e madhe. Qytetarët do keni mundësi të shohin një dimesion tjetër. Të gjithë të vijnë ta shohin, ta viziojnë për ditëlindje, të ngrihen kampe etj. Fëmijët do kenë një hapësirë dinjetoze. Po i japim çdo ditë edhe më shumë hapësirë Tiranës”, tha ai.

   

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu