Vit i artë për turizmin, BSH: 1 mld euro u shpenzuan në kulmin e sezonit këtë vit

0
Gjigandi

Në kulmin e sezonit turistik turistët kanë shpenzuar 1 miliardë euro në vendin tonë, duke vendosur kështu një rekord historik. Janë këto shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë çka tregojnë se 2022 është viti më i ‘artë’ për turizmin shqiptar, si në shifra turistësh ashtu edhe në të ardhura.

Ndërsa si raport 9-mujor të ardhurat nga turizmi arritën në 2.2 miliardë euro, duke kaluar edhe vitin e para krizës 2019 të cilësuar si më të mirin deri më tani, kur ky tregues arrinte në 2.1 miliardë euro përgjatë gjithë periudhës.Kjo ecuri e flukseve hyrëse nga turizmi në ekonomi shkon në të njëjtën linjë edhe me numrin e turistëve. Përgjatë 10-mujorit, sipas INSTAT kanë hyrë në vend 6.7 milionë shtetas të huaj, shifra më e lartë historike.

Vizitorët nga Kosova përbëjnë edhe numrin më të lartë të turistëve në vend duke mbajtur edhe peshën kryesore, ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Maqedoni e Veriut si dhe vizitorët nga Greqia e Italia.

Por, në krahun tjetër edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendin kanë shënuar nivele rekord. Vetëm në tremujorin e tretë të vitit, në periudhën korrik-shtator shqiptarët që zgjodhën të kalonin pushimet përtej kufijve shpenzuan 556 milionë euro.

Prej fillimit të vitit e deri në fund të tetorit, INSTAT raporton për shifra të larta prej gati 4.7 milionë shqiptarë që kanë udhëtuar jashtë këtë periudhë. / TCH

RonaTyra

j.l./ dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu