Kur dielli perëndon në qytetin japonez Tatsuno, mijëra xixëllonja fillojnë vallëzimin, duke ofruar një spektakël që zakonisht tërheq turma vizitorësh të ngazëllyer.
Por, këtë vit, kërcimi i insekteve inkandeshente, po performohet pa spektatorë, pasi masat e kufizimit për shkak të koronavirusit kanë detyruar organizatorët e një festivali popullor xixëllonjash, ta anulojnë eventin. Vendimi mund të ketë zhgënjyer fansat e insekteve brilante, por në të njëjtën kohë i ka garantuar një atmosferë si jo zakonisht të qetë insekteve që vallëzojnë në qiellin e natës.
Spektakli natyral zgjat 10 ditë në fillim të verës dhe është kapitulli i fundit i jetës së një xixëllonje.
“Shkëlqimi është flirtimi i xixëllonjave. Ato shndrijnë për të komunikuar mes mashkullit dhe femrës”, thotë një zyrtar i divizionit të turizmit në qytet.
Gjatë periudhës 10 ditore, ato gjejnë një partner dhe lëshojnë vezët për vitin e ardhshëm”. Në kushtet e duhura, kur nuk ka shi dhe as erë, rreth 30 mijë xixëllonja shpalosin magjinë e tyre gjatë 10 ditëve në Tatsuno, një qytet i ngritur pranë një lumi në prefekturën Nagano.
Burimi: top-channel.tv