Vazhdojnë kërkimet për 10-vjeçarin që u mbyt dy ditë më parë në lumin Fan të Mirditës.
Forca të RENEA-s, subjekte private me mjetet e tyre dhe banorë të zonës po angazhohen në kërkime.
“Varfëria e këtyre zonave nuk e ka zbehur ndjenjën e solidaritetit. Zoti na ardhtë në ndihmë”,
tha në mesazhin e tij ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta.
I mituri u mbyt teksa tentoi të merrte topin që i ra në lumë