Vihet nën hetim 49-vjeçari, u kap me 14.500 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Morinës

0
Gjigandi

Një 49-vjeçar banues në  Gërçinë   u vu nën hetimin e policisë së Kukësit pasi nuk e deklaroi shumën e parave në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “BMW”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 500 euro të padeklaruara nga 49-vjeçari i identifikuar me inicialet K.Gj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimin në gjendje të lirë për 49 vjeçarin, banues në Gërçinë, Gjakovë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu