Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me skandalin e kryer pranë dyerve të Kadastrës në qytetin e Bilishtit, Devoll.
Adriatik Kaçka që është edhe fqinji me familjen Kërçeli pretendon se prona e tij kalon mbi pronën e Kërçelit dhe pasi janë kryer falsifikimet e dokumenteve Adriatiku ka hedhur në gjyq pronarët që aktualisht jetojnë në atë truall prej 22 vitesh.
Prona e familjes Kërçeli nuk i njihet nga gjykata e Rrethit të Korçës edhe pse disponojnë dokumentacionet e rregullta. Gjykatësi Martelian Kuqo nuk e shikon të arsyeshme që t’i japi pronarit të drejtën e pronësisë dhe sherri mes familjes që e pretendon të shuhet.
Të gjendur pa një zgjidhje për problemin e tyre i janë drejtuar me anë të një kërkese Prokurorisë së Posaçme ndaj Krimit (SPAK), Kërçeli kërkon se i gjithë akti në lidhje me pronën prej 198 m/2 është i njëanshëm, i paplotë dhe nuk argumenton të vërtetën.
I gjendur përballë kësaj skeme, Agroni i drejtohet dhe një tjetër organi të drejtësisë, këtë herë Prokurorisë Korçë për të përjashtuar dhe dënuar penalisht ekspertin Ylli Nako, pasi nga ekspertimi që ka kryer në terren rezulton se ka kryer shkelje duke s’postuar pronën e palës tjetër, duke e vendosur mbi atë të pronarit aktual (Kërçelit).
Në bashkëpunim me ‘Multi Studio 21’ sh.p.k. Nako ka kryer akt-marrëveshje abuzive, pasi në QKB ky subjekt është i regjistruar si ‘Bar-bufe’ dhe nuk funksionon si studio ligjore në regjistrin elektronik
Të dhenat për subjektin
Gjykata nga ana tjetër nuk i ka bërë përshtypje objekti i këtij subjekti por ka qëndruar sy mbyllur shkeljen flagrante të ligjit.
Prej verifikimeve të kryera nga Abc24.al rezulton se krijimi i kësaj multi-studio me administrator Jani Stratoberdha është për bërë për të mbuluar ky i fundit aktivitetet e tjera që ai ka, si bar-bufe etj.
Vlen të theksohet se kjo nuk ka lidhje me ekspertimet në Gjykatë pasi marrja pjesë në seanca për ekspertime nga ekspertët ka një procedurë tjetër nga ajo e aktivitetit tregtar që ai ushtron.
I gjendur përballë të gjitha fakteve gjyqtari i çështjes Markelian Kuqo në seancën e datës 20.11.2022 nuk mban qëndrim asnjanës por bëhet palë me autorët, duke hedhur poshtë të gjitha provat që Agroni Kërçeli disponon.
Pas gjithë kësaj skeme, zoti. Kërçeli depoziton pranë Gjykatës Korçë një kërkesë-padi për largimin nga çështja e gjyqtarit Markelian Kuqo por sërish Gjykata refuzon të verifikojë provat duke rrëzuar kërkesën pasi sipas kësaj të fundit, Agroni nuk disponon fakte.
Përgjigja nga ana e Gjykatës, vijon si më poshtë:
‘Pretendimet e Agron Kërçelit për përjashtimin e gjyqtarit Markelian Kuqo janë të karakterit hipotetik, hamendësim, paragjykim.
Përgjigjia e Gjykatës
Përgjigjia e Gjykatës
Në përfundim të kësaj përgjigje, Gjykata vendos të dënojë Agronin me një gjobë prej 7.000 lekë.
Gjoba e vendosur nga Gjykata
Një tjetër kërkesë e palës së prekur ndaj Gjykatës Korçë bie në vesh të shurdhër, pasi avokati i palës paditëse kryen veprime për llogari të këtyre të fundit.
Abc24.al ka arritur të zbulojë se avokati i palës paditëse, Denis Bylyku ka ngritur një kërkesë padi ndaj Agronit për lirim dhe dorëzim prone, ndonëse vetë është i ndërgjegjshëm se nuk ka mbivendosje.
Kërkes-Padia e avokatit
Pjesë e planit të ish-pronarit, Gazment Beshi dhe tashmë avokat i palës paditës Bylyku gjatë seancave gjyqësore mban qëndrim kontradiktor me ato çka ai ka pasqyruar më herët pranë zyrave të ZVPPP Devoll ose sot ASHK, në të cilën ka qenë i punësuar më herët ku përgjegjëse zyre ka qenë ish-pronarja e kësaj prone, Valbona Beshi.
Abc24.al thekson se në këto kushte sipas nenin 9 pika 2/a te ligji 55/2018 ‘Për profesionin e Avokatit’, Bylyku nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi gjyqësor për shkak të konfliktit të interesit.
Jo vetëm kaq por përtej gjykatës dhe mos gjendjes përkrahje nga institucionet ligjëzbatuese, topografi ka kërcënuar familjen Kërçeli kjo e vërtetuar nëpërmjet një video audio të regjistruar.
Topografi i asokohe Gazmend Beshi kërcënon këto të fundit se çështja nuk do përfundojë lehtë.
“Mua mos më përmendni, çështjen zgjidheni me fqinjin. Ti mos merr shumë sërë, mos përmend emra të tjera. Emrin tim tek Stopi mos e ço, pasi truri mund të ma bëjë bëz. Po të them mos e ço në asnjë emision emrin tim”, shprehet ai.
Familjarët theksojnë se kanë përjetuar një traumë të vërtetë pasi nga ekspertimi i bërë duke mos pasqyruar të vërtetën, këta të fundit rrezikojnë që banesa e tyre të prishet dhe t’i lirojnë truallin fqinjit të tyre Adriatik Kaçka, ndonëse pjesa prej 198 m/2 që ky i fundit pretendon është zgjidhur me vendimin nr 951 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Vendimi i njëanshëm i gjyqtarit Markelian Kuqo ka sjellë konfrontime fizike midis Agron Kërçelit dhe fqinjit.
Bashkëshortja e Adriatik Kaçkës, ka sulmuar familjen Kërçeli pa u shqetësuar se konflikti po ndodhte në sy të policisë.
Kjo e fundit ka marr guximin sepse bashkëshortit i saj është polic i rendit në qytetin e Durrësit. Për këtë arsye familja Kërçeli ka marr urdhër mbrojtje.
Pavarësisht urdhrit kërcënimet dhe intimidimet vijojnë duke rrezikuar që situata të agravoj në çdo moment përplasjesh mes tyre./Abc24.al
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*