Marrëdhënia që kemi me paranë tregon se kush jemi

0
Gjigandi

 

Proverbi i vjetër se paratë sjellin lumturi është e vërtetë vetëm në një masë të caktuar. Është një koncept i njohur tashmë për ekonomistët dhe sigurisht kundërintuitiv: mirëqenia e perceptuar (nga një person, një grup, një komb) shkon dorë për dore me pasurinë, por, sapo të tejkalohet një prag i caktuar kritik, marrëdhënia ka tendencë të kthehet mbrapsht… Jo gjithçka që e bën lumturinë të jetë ekonomikisht e matshme dhe në adresimin e shqetësimeve dhe vlerësimin e marrëdhënies sonë me paratë duhet ta mbajmë mend këtë.

Unë shpenzoj, prandaj jam: psikologjia e parave dhe e blerjeve. Për murgjit mesjetarë, ari dhe pasuria ishin shprehje e djallit dhe, si të tilla, duhet të hiqen së bashku me kënaqësitë e mishit. Në shoqërinë konsumatore post-moderne mund të themi se ky koncept është përmbysur në kuptimin diametralisht të kundërt: paraja, pasuria, fitimet duket se zënë vendin e parë dhe konsiderohen mjete për të marrë çdo gjë, duke përfshirë “përfitimet” e paprekshme si dashuria, vetë-. nderim, lumturi, miqesi. Në këtë logjikë, gjithçka mund dhe duhet të blihet: për çdo nevojë njerëzore (reale ose të nxitur) ekziston një e mirë, një shërbim, diçka që mund të blihet (pak a shumë iluzore) me para. Ky qëndrim, në forma më pak ekstreme, por ndoshta më të pavetëdijshme, është i pranishëm tek ata njerëz që janë të varur nga paraja, sepse shohin në të mjetin për të marrë dashuri, famë, pushtet, njohje shoqërore, vetëvlerësim. Shumë janë, për shembull, fëmijë që thonë se kanë marrë dashuri nga një prind që mungonte emocionalisht, kryesisht në formën e parave ose dhuratave materiale. Akoma më shpesh shohim radhë të gjata dhe të pashtershme jashtë dyqaneve komerciale të njerëzve që duan me çdo kusht të rrëmbejnë modelin më të fundit të smartfonit apo pajisjes tjetër teknologjike, sepse ai produkt, edhe para se të dalë në treg, është tashmë një simbol statusi.

Të kontrollosh gjithçka nuk ndihmon

Disa njerëz mund të kenë një qëndrim të kundërt me atë të mëparshmin, të ndiejnë stres dhe ankth sa herë që u duhet të përballen me një shpenzim, të ndihen fajtorë kur shpenzojnë para, të duken koprrac në sytë e të tjerëve. Ky qëndrim është shumë i zakonshëm tek ata që kanë një personalitet ankthioz dhe mbi të gjitha obsesiv, pasi duan të mbajnë gjithçka nën kontroll, edhe atë që nuk është. Prandaj ata marrin kohë dhe energji për të kursyer sa më shumë, për të bërë shpenzime të matura, për të bërë sakrifica të vogla e të mëdha, edhe kur këto masa nuk duken proporcionale me burimet financiare apo nevojat reale. Ata janë të shtyrë nga frika se në një të ardhme të afërt ose të largët mund të ndodhë një ngjarje katastrofike e paparashikuar dhe se ata mund ta gjejnë veten të papërgatitur për ta përballuar atë. Paraja është një mënyrë për t’i përcjellë këto frikë në një aspekt konkret dhe për këtë arsye më lehtë të menaxhueshëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu