VIDEO: Sulm terrorist pranë Parlamentit në Turqi, 4 viktima dhe efektivë të plagosur

0
Gjigandi

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas njoftimit nga Ministria e Brendshme e Turqisë shpërthimi në kryeqytet është cilësuar si një sulm terrorist. Ministri thotë se një kamikaz ka shpërthyer një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke vrarë dy policë, ndërsa kanë vdekur edhe kamikazi dhe një sulmues tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30. Shpërthimi ndodhi në një automjet gri, ndërsa pak minuta më vonë janë raportuar dhe të shtëna armësh.

Oficerë policie u plagosën lehtë gjatë sulmit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha ministri Ali Yerlikaya në platformën X.

“Rreth orës 09:30 ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë të cilët kanë ardhur me një automjet para portës hyrjese të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Dy policë kanë humbur jetën gjatë zjarrit. Një tjetër anëtar i yni është plagosur lehtë. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

RonaTyra

Shpërthimi u dëgjua mëngjesin e sotëm në Ankara, ndërsa pritej që parlamenti të niste punën.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu