Pamje të reja janë zbardhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen pjesëtarët e grupit terrorist serbë që po largohen në një zonë malore, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës.
Pamjet që janë bërë virale, shfaqin katër pjesëtarë serbë të këtij grupi terrorist, që në një moment e braktisin mikun e tyre të plagosur, duke e lënë të vetëm në pyll.
Junaci Milana Radoičića ostavili saborca.
Njih pohapsiti i razmeniti ih za ovog mučenika. pic.twitter.com/tIR0syEcNZ
— Dragan Vidaković Mrki P.S.Gerila (@protivdictature) September 30, 2023
Një javë më parë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ka ndodhur një sulm nga një grup terrorist serb, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos.
Pas intervenimit të Policisë së Kosovës, tre ose katër nga serbët e armatosur janë vrarë. Lidhur me këtë sulm, kreu i këtij grupi Millan Radoiçiç, ka marrë përgjegjësinë.
j.l./ ABC24.AL