VIDEO: Shikoni çfarë shkakton në rrugë moti i acartë në SHBA

0
Gjigandi

 

Miliona amerikanë u përballën këto Krishtlindje me stuhi bore e temperatura tejet të ulta e kërcënuese për jetën, me një shtrirje të paprecedentë, duke goditur pjesën më të madhe të vendit.

Stuhia që nisi në fillim të javës së shkuar ka rrëzuar linjat e energjisë elektrike, ka mbushur autostrada me pirgje makinash të bllokuara, apo të përfshira në aksidente me pasojë vdekjen, duke krijuar kaos për ata amerikanë që kanë zgjedhur të udhëtojnë për pushimet e fundvitit. Po kështu me qindra fluturime janë anuluar.

Temperaturat arritën të shtunën në minus 13 gradë Celsius në qytetin e Pittsburgh-ut, duke tejkaluar nivelin më të ftohtë të të gjitha kohërave në prag të Krishtlindjeve, vendosur në vitin 1983, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.

Moti i keq shoqëruar me stuhi të acartë është i pashembullt për nga shtrirja e tij, duke nisur prej kufirit me Kanadanë, deri në Rio Grande përgjatë kufirit me Meksikën. Rreth 60% e popullsisë amerikane ka marrë paralajmërime lidhur me motin e keq.

RonaTyra

Më poshtë në video, një skenë e filmuar në rrugët e Seattle.


i.b. / dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu