Shqipëria ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Republikës Çeke me rezultatin 3-0 në “Air Albania”, që i afron akoma dhe më shumë kuqezinjtë me Europianin “Gjermani 2024”.
Pas përfundimit të sfidës nuk kishte si të mungonte festa e lojtarëve kuqezi së bashku me tifozët shqiptarë të ulur në shkallët e stadiumit.
Me qeleshe në kokë dhe me këngën “Mora fjalë”, lojtarët së bashku me tifozët dhuruan emocione të pafunda edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.
View this post on Instagram
j.l./ ABC24.AL