VIDEO / Presidenti Macron në dhomën e ‘Bluve’: Na bëtë krenarë!

0
Gjigandi

Kreu i shtetit francez të dielën udhëtoi drejt Katarit për të inkurajuar blutë. Ai u përpoq të ngushëllonte Kylian Mbappé, autor i një hat-trick që në fund ishte i pamjaftueshëm. Ai inkurajoi futbollistët dhe i kërkoi vazhdimësi Deschamps.

I ndjekur nga gruaja e tij, Brigitte, ai shkëmbeu disa fjalë me Marcel Desailly kur u largua nga zona e intervistës mikse, duke i thënë ish-mbrojtësit se do të shkonte të ngushëllonte futbollistët dhomën e zhveshjes së Bluve, pasi finalja në fund u fut në një situatë emocionuese (3-3, 2-4 me penallti). Edhe në gjysmëfinalen kundër Marokut (2-0), të mërkurën, Emmanuel Macron kishte bërë udhëtimin drejt Katarit për të mbështetur Blutë.

Vëmendja e tij u përqendrua shumë, pas humbjes së kësaj finaleje me penallti, te Kylian Mbappé, autori i një ‘hat-tricku’, që fatkeqësisht qe i pamjaftueshëm. “I thashë se ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe se ishte vetëm 24 vjeç (do të jetë të martën)”, shpjegoi kreu i shtetit, i cili u hodh nga vendi i tij në golin e barazimit 2-2 (81’) nga sulmuesi i PSG-së.

“Ajo që u thashë lojtarëve në dhomat e zhveshjes ishte se ata na kishin bërë jashtëzakonisht krenarë dhe se na kishin bërë të vibronim, – vazhdoi presidenti. – Ne patëm një nga finalet më të mëdha të Kupës së Botës”.

“Dua që Didier Deschamps të vazhdojë,”- tha ai. “I thashë se duhej të vazhdonte. Ai tregoi se ishte një trajner i jashtëzakonshëm”.

RonaTyra

Pas një skenari të tillë “ka shumë njerëz që qajnë, por ne treguam zemër dhe cilësi”, shtoi presidenti.

“Ky ekip thotë atë që ne jemi: duke u ngjitur, duke krijuar të pamendueshmen, duke qenë të bashkuar. Pra “rroftë Republika dhe rroftë Franca”. Kështu e përfundova fjalën time në dhomat e zhveshjes”, ka treguar presidenti Macron.

j.l./ dita 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu