VIDEO: “Parli italiano?” Ortaku i dhëndrit të Berishës paraqitet në SPAK (sillet çuditshëm para kamerave)

0
Gjigandi

Fatmir Bektashi, biznesmeni i njohur si ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Bektashi është paraqitur në zbatim të masës “Detyrim Paraqitje”.

Bektashi ka qëndruar për disa minuta brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dhe më pas ka dal, ku është ndalur nga gazetarët.

Biznesmeni ka shkaktuar të qeshura për gazetarët, duke qenë se pas çdo pyetje që i drejtohej ai tundte kokën dhe nuk kthente përgjigje.

Gazetarët i bën pyetje të njëpasnjëshme për t’i marrë një përgjigje, por biznesmeni është dukur të qëndrojë disa minuta para tyre krejt i heshtur.

RonaTyra

“Parli italiano, no?”, “You speak english?”, “Çfarë mesazhi është qëndrimi juaj pa përgjigje përpara mediave?”, “A keni një mendim për akuzën e ngritur në SPAK?”, “A po e bën si duhet detyrën SPAK?”, “A flisni shqip?”, këto ishin disa nga pyetjet që Bektashi nuk dha asnjë përgjigje.

Kujtojmë se biznesmeni Fatmir Bektashi është akuzuar për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit “Partizani”, bashkë me të akuzohet dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili gjendet në paraburgim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TVA News (@tvanews)

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu