Video/ Moti ekstrem në Çikago lëviz avionin, i shpërthen motori duke ‘bluar’ kontejnerët e mallrave

0
Gjigandi

Moti i keq duket se ka ‘pushtuar’ SHBA-në, ku së fundmi për shkak të paqëndrueshmërisë së tij janë shkaktuar edhe shumë probleme materiale e rrugë të bllokuara.

Një moment i tmerrshëm ishte kur një avion i madh mallrash rrëshqiti nga pista dhe u përplas në kontejnerët e mallrave në aeroportin O’Hare të Çikagos. E gjithë kjo ngjarje ndodhi si pasojë e një stuhie, e cila u shfaq papritur duke sjellë pasoja ekstreme e duke lëvizur edhe avionin.

Videoja tronditëse, e kapur nga CCTV në aeroportin O’Hare të shtunën, tregon China Airlines Cargo 747 duke rrëshqitur në tokën e mbuluar me dëborë ndërsa humbet kontrollin dhe futet në ngarkesë në pistë. Një nga kontejnerët e mallrave mund të shihet duke u ‘thithur’ në motorin e majtë. Ai copëtohet menjëherë në copa dhe dëmton motorin, i cili shpërthen në tym. Avioni tronditet nga përplasja dhe më në fund ndalon.

Departamenti i Zjarrfikësve të Çikagos u paraqit menjëherë në vendngjarje dhe bëhet me dije se  nuk raportohet për të lënduar.

RonaTyra

Ndërkohë si pasojë e kushteve tejet ekstreme atmosferike, një vdekje është raportuar tashmë në Long Island rreth orës 8:30 të mëngjesit, ku një burrë i moshuar po fshinte borën pranë një pishine kur ra brenda dhe ngriu.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu