VIDEO: Mbërrijnë në Tiranë pjesëmarrësit e Samitit, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart, shmangën njëri-tjetrin pak ditë më parë

0
Gjigandi

Sytë e gjithë Europës do të jenë ditën e sotme (16 tetor 2023) në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Gjithçka është gati, ka nisur mbërritja e lidërve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit, të cilët po priten nga vetë kryeministri Edi Rama.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa mbërriti sot edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

I pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit.

Në punimet e samtit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë në vizitën e parë zyrtare.

Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama.

RonaTyra

Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

Rama teksa është duke mirëpritur liderët dhe pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ka takuar edhe Albin Kurtin.

Marrëdhëniet e dy liderëve kanë qenë dukshëm të tensionuara pas zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimit të kreut të qeverisë shqiptare lidhur me rastin.

Rama i ka zgjatur dorën Kurtit në tapetin e kuq para Kryeministrisë, ndërsa të dy kanë pozuar për fotografët para se Kurti të hynte në godinë.

Kujtojmë se para pak ditësh, gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare të futbollit, Rama dhe Kurti ndoqën sfidën në stadiumin “Air Albania”, por pa u takuar me njëri-tjetrin.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu