VIDEO: Marka e famshme zviceriane e orëve nxjerr modelin e ri me Skëndërbeun dhe ngjyrat kuq e zi

0
Gjigandi

Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller sjell modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ajo që vihet re nga krijuesi është se ai është kujdesur që të përdorë ngjyrat e flamurit shqiptar, por për thyerje është gdhendur busti i Skënderbeut me ngjyrë ari.

“Vanguard Racing Skenderbeu” Edicion i Limituar quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me Gjergj Kastriotin në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane,”– shkruan kompania e orëve të famshme me seli qendrore në Zvicër.

RonaTyra

Ende nuk dihet sa është çmimi i kësaj ore, por duke marrë parasysh që modelet e thjeshta varjojnë nga 5 mijë deri në 7,500 euro, një model i limituar si ky i Skënderbeut mund t’i kalojë 10 mijë euro.

Megjthatë interesimi ka qenë i lartë, ku në rrjetet sociale lexohen edhe komente të personazheve publikë shqiptarë si ai i reperti Capital T.

a.m/dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu