VIDEO: Dhunoi babain me urdhër mbrojtje dhe e publikoi në rrjete sociale, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

0
Gjigandi

Arrestohet 37-vjeçari, Robert Staka në Shkodër. Ky person kishte kanosur e dhunuar babanë e tij, Angjelin Staka, 79 vjeç, i cili ishte me urdhër-mbrojtje.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë imituese.

Jo vetëm kaq. Por dhunimin e babait të tij, Robert Staka, e ka publikuar në rrjetin social Facebook, duke sfiduar rëndë ligjin dhe institucionet për zbatimin e ligjit.

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike.

Sipas burimeve, dhunimi ka ardhur pasi Robert Staka kërkon të nxjerrë prindërit nga banesa me qëllim për të shitur shtëpinë dhe me këto para pretendon se do të hapë një portal për të luftuar krimin, korrupsionin dhe padrejtësitë.

RonaTyra

Në video dëgjohen debate mes policëve, 37 vjeçarit, babait dhe një fqinji aty në lagje.

Ske turp, rrah babën, të shkollova t’i dhashë të tëra”, dëgjohet t’i thotë babai-37 vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë imituese. Po ashtu gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje”, “Fyerja”,  “Shpifja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu