VIDEO: Beleri, padi për shpifje, Bido nxjerr pamjet greke të arrestimit në ’95: Kush mendon se do më trembë, e ka gabim

0
Gjigandi

Kandidati fitues i zgjedhjeve në Himarë, i arrestuar për blerje votash, Fredi Beleri,  ka paditur dtejtorin e Arkivave të Shtetit, publicistin Ardit Bido për shpifje.

Bido thotë se padia ka ardhur pas deklaratave se vetë policia greke e ka akuzuar Belerin për masakrën e Peshkëpisë. Akademiku shton se ata që mbrojnë Belerin kanë nisur edhe një sulm mediatik me levat e tyre.

Ai ka publikuar një video të arrestimit të Belerit nga policia greke më 1995, në të cilën gjithashtu thotë:

“Shumë më kanë pyetur këto ditë: “Pse je i vetmi që flet për këto çështje?” Në të vërtetë, nuk jam i vetmi, jemi disa, por nuk jemi shumë. Ka ardhur çasti të kuptojmë pse…

Të tjerë më pyesin: “Pse flet tani?” Në të vërtetë, këtë që sapo patë, e kam thënë prej disa vitesh…

RonaTyra

Paterni është që këto fonde sekrete nuk përdoren për arsye jo sekrete.

Emisioni “Opinion”, tema: “Kë financon Greqia me fonde sekrete në Shqipëri”, data 23 tetor 2018: “Fatmirësisht”, ne jemi një vend me një gazetari që, sidomos në kohën e portaleve, ka shkitur pakëz dhe këtë, besoj, e pranojmë në pikëpamjen profesionale.

Këto “sulme” me gjasme nga media shqiptare nuk të vijnë as për çështjen, të vijnë për çështje krejt të tjera dhe pa lidhje… Por që e nxjerrin kokën se nga janë si sulme, deri sa vendosin të flasin edhe publikisht.

Kush mendon se mundet të më frikësojë që të them të vërtetën, sidomos të vërtetën akademike, atë që ka referenca shkencore, atë që është e lidhur me fakte, atë që të çon drejtpërdrejt te burimi dhe jo te fjalët e analistëve, dhe jo te fjalët e politikës së erës së ditës, e ka shumë gabim”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu