Franca, Belgjika dhe Portugalia, skuadrat e para të kualifikuara në Gjermani 2024, Holanda me pikëpyetje!

0
Gjigandi

Holandë-Francë ishte supersdida e mbrëmjes së premte. Dy kombëtaret historike europiane janë pjesë e grupit B në eliminatoret e Euro 2024.

Takimi u zhvillua në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, dhe përfundoi me rezultatin 0-2. Me “Gjelat” që fituan falë dygolëshit të Kylian Mbappe, duke siguruar kualifikimin në Gjermani 2024.

Francezët kryesojnë grupin me 18 pikë të plota, ndërkohë që tulipanët mbeten në vendin e tretë me 9 pikë. Tri më pak se Greqia, që fitoi 0-2 në Irlandë (Giakoumakis, Masouras). Holandë-Francë u zhbllokua shpejt. Me skuadrën e Deschamps që kaloi në avantazh në minutën e shtatë me anë të Kylian Mbappe.

Ylli i PSG-së shfrytëzoi një krosim të Jonathan Clauss, fitoi duelin me mbrojtësin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë. Vendasit nuk u pajtuan me golin e pësuar dhe iu afruan barazimit. Me Veerman dhe Simons në dy raste, por pa ia dalë të mposhtin Mike Maignan. Dhe pjesa e parë përfundoi 0-1 për Francën.

E dyta filloi me sulmet e Holandës. Malen u ndal nga Maignan, teksa Kylian Mbappe realizoi një kryevepër në minutën e 53′, duke shënuar një eurogol. Dhe duke u ngjitur në kuotën e 42 golave me nënkampionët e botës. Vendasit reaguan dhe dërguan topin në rrjetë me anë të Malen (55′), por shpresat e holandezëve u shuan nga VAR-i. Që anuloi golin për pozicion të parregullt.

RonaTyra

Gjithsesi, Holanda e rihapi takimin shtatë minuta nga fundi. Falë golit të Quilindschy Hartman, 21-vjeçarit të Feyenoordit. Traversa i mohoi tripletën Mbappesë, ndërkohë që vendasit nuk mbërritën dot te goli i barazimit.

Në sfidat e tjera, Portugalia fitoi 3-2 ndaj Sllovakisë (Ramos, Ronaldo 2x/Hancko, Lobotka). Rezultat që solli edhe kualifikimin e luzitanëve. Kualifikim edhe për Belgjikën pas suksesit 2-3 në Austri, përballje ku golat e “Djajve të Kuq” u shënuan nga Lukebakio, 2 gola dhe Lukaku.

Bosnja triumfoi 0-2 në Lihtenshtejn. Pa fitues përfundoi përballja Islandë-Luksemburg 1-1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu