Vera si cigarja, dëmton rëndë shëndetin! BE kërkon etiketa paralajmëruese tek çdo shishe

0
Gjigandi

Vera si cigaret, në etiketat e shisheve të verës, birrës dhe pijeve alkoolike do të mund të vendosen paralajmërime të tipit: konsumi i alkoolit shkakton sëmundje të mëlçisë. Por dhe: Alkooli dhe tumoret vdekjeprurës janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë.

E gjithë kjo falë dritës jeshile të Bashkimit Europian për një normë që është kërkuar nga Irlanda. Masa u prezantua nga qeveria e këtij vendi në Bruksel në qershor të vitit të kaluar. Tashmë pas periudhës së moratoriumit që skadoi në fund të dhjetorit 2022 – vjen dhe konfirmimi sipas të cilit autoritetet kombëtare mund të miratojnë ligjin. Kjo mbështetje vjen pavarësisht kundërshtimeve të Italisë, Francës, Spanjës dhe gjashtë vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian, të cilët e konsiderojnë masën si një barrierë për tregun e brendshëm. Gjithashtu komisioni evropian deklaroi se po ndërmerren iniciativa të përbashkëta për vendosjen e etiketave në ambalazhin e pijeve alkoolike në kuadër të luftës kundër kancerit.

Sipas Dublinit konsumi i tepruar i pijeve lookalike konsiderohet si një emergjencë sanitare kombëtare në Irlandë dhe justifikojnë etiketat që duhet të përmbajnë: një paralajmërim për dëmet nga konsumi i alkoolit, një paralajmërim për lidhjen e drejtpërdrejtë të tij me tumoret vdekjeprurëse, sasinë në gramë të alkoolit e jo më atë më përqindje, kaloritë, një grafik për rreziqet për shtatzëninë, dhe një link që lidhet me informacione të përditësuara mbi alkoolin dhe shëndetin. Disa vende e kanë kundërshtuar këtë masë pasi krijon fragmentizim në tregun e brendshëm dhe është i tepruar.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu