Venecia për Gjykatën Kushtetuese/ Opinionet që kanë dhënë ekspertët për betimet në Kirgistan dhe Gjeorgji

0
Gjigandi

Mënyra se si Arta Vorpsi mori vendin e gjykatëses kushtetuese përmes mekanizmit zhbllokues e më pas betimi i saj përpara një notereje në kundërshtim me nenin 129 të kushtetutës, është njëra anë e medaljes, e krizës ku është futur kjo gjykatë.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Probleme të ngjashme të kësaj natyre ka patur edhe Republika e Kirgistanit, duke iu drejtuar për një opinion Komisionit të Venecias. Ekspertët e Venecias në këtë opinion mbërrin në përfundimin se “emërimi gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjë e cila i jep presidentit liri veprimi, është shumë problematike nga këndvështrimi i ndarjes së fuqisë dhe të siguruarit efektiv të kontrollit dhe ekuilibrave”. Ndërsa për mënyrën e zgjedhjes nga presidenti të anëtarëve të gjykatës kushtuese thuhet.
“Artikulli 12, dikton që anëtarët e gjykatës kushtetuese, caktohen me vendim të presidentit. Paçka se kjo është një fuqi urdhëruese, ky rregull mbart edhe rrezikun që presidenti mund t’ja ndalojë kandidatëve të zgjedhur nga dy organe të tjera përmbushjen e mandatit të tyre në detyrë. Si përshembull duke i sfiduar meritat. Për rrjedhojë zgjedhja e kandidatëve nga dy organet e tjera duhet të pasohet direkt nga bërja e betimit, pa qenë nevoja për një vendim të presidentit”.

Komisioni Venecia në lidhje me betimin e gjyqtarëve kushtetues si në rastin e zonjës Vopsi thotë.
“Artikulli 14 thotë se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese betohen përpara presidentit të republikës. Kjo gjithashtu i jep mundësi presidentit për të ndaluar vonesat në marrjen e detyrës të anëtarëve të gjykatës. Në mënyrë alternative kandidatët mund ta bëjnë betimin përpara organit që i zgjedh ata”.

RonaTyra

Ndërkohë po për çështjen se ku duhet të betohet një gjyqtarë kushtetues komisioni Venecias në vitin 2016 ka dhënë një opinion për ndryshimet në ligjin organik të gjykatës kushtetuese të Gjeorgjisë.
“Komisioni rekomandoi se duhet të ketë një mekanizëm zhbllokues për sa i përket bërjes së betimit. Komisioni përshëndet faktin që ky problem tashmë është i zgjidhur me pranimin e betimit përpara vetë gjykatës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu