Vendimi/ Veliaj fiton betejën për Teatrin e Ri edhe në Gjykatën e Posaçme te Apelit, Gjykata rrezon Adriana Kalanë

0
Gjigandi

Pas shkallës së parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka fituar sot betejën gjyqësore edhe në Apel, duke legjitimuar në këtë mënyrë edhe punimet për Teatrin e ri që nisën dje.

Veliaj ka fituar gjyqin me juristen Adriana Kalaja, drejtuesen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe njëkohësisht dhe kryetare e “gjykatës së PDSH” edhe në Apel.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e juristes Kalaja për shpifje nga ana e kryebashkiakut të Tiranës. Sipas padisë së Kalasë, kryebashkiaku kishte shpifur ndaj saj për një dënim të ndodhur vite më parë për mashtrim.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga gjykata, duke i gjetur të pabazuar pretendimet e ngritura nga Kalaja.
Kalaja ka bërë disa kallëzime kundër Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për Çështjen e Teatrit Kombëtar, por që janë rrëzuar si të pabazuara dhe shpifje.

Ndërkaq, dje u çelën zyrtarisht punimet për godinën e re të Teatrit të Ri, i cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së Shekullit XXI. Njësoj si Stadiumi i ri Kombëtar do t’u shërbejë me kushte më të mira aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë.

Në ceremoni ishin edhe aktorët e mëdhenj si Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu