Veliaj: Do hapim garën për transformimin e stadiumit “Selman Stërmasi”

0
Gjigandi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar disa nga objektivat e Bashkisë së Tiranës për vitin 2023 sa i takon zhvillimit të sportit në kryeqytet.

I ftuar në emisionin “Spotlight”në Vizion Plus, Veliaj deklaroi se do të hapet gara për stadiumin “Selman Stërmasi” në mënyrë që ai të njohë të njëjtin zhvillim si “Arena Kombëtare”. Ai theksoi se do të nisë një transformim në kompleksin Dajti si dhe në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

“Nëse më pyet cila është ambicia ime për 2023-in, për vitin e sportit, patjetër rezultatet e ekipeve elitare, patjetër infrastrukturë. Sapo kemi rikuperuar si pronë kompleksin Dajti edhe aty do të bëhet edhe një super transformim. Unë gjykoj se përtej këtyre, gjëja më e rëndësishme është karakteri, skuadra dhe çunat dhe gocat që kanë një jetë të shëndetshme. Kemi edhe disa plane ambicioze. Ajo që ndodhi me Arenën Kombëtare është fantastike. Në vend të të qenit një copë fushë jeshile që njëherë në javë luhet edhe një ndeshje aty është një qendër tregtare me restorante, me Lufthansën, me Tumon, me disa kompani, me dyqane, me bare dhe lokale ku edhe luhet një ndeshje futbolli. Ku bëhet edhe samiti i Bashkimit Europian. Kështu që plani është të bëjmë të njëjtën gjë te stadium “Selman Stermasi”që do të hapim një garë dhe një thirrje për të transformuar të gjithë atë zonë që mund t’i japë Tiranës së re një perspektivë ekonomike të jashtëzakonshme siç është bërë për njësinë 2 Arena Kombëtare dhe duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe me pallatin e sportit Asllan Rusi”, tha Veliaj.

Ai tha se pas kopshtit zoologjik në Tiranë do të nisë puna edhe për kopshtin botanik. Veliaj deklaroi se në fillim të muajit janar do të hapet terminali i autobuzëve në zonën e Lundrës si dhe do të vijojë puna për projektin e Unazave të Tiranës. Veliaj gjithashtu tha se synohet që në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, të hapet tregu i dytë agro-ushqimor, që synon të ulë kostot si për tregtarin, ashtu dhe për konsumatorin.

“Ne duam të fillojmë pas kopshtit zoologjik që ka dalë një mrekulli, kopshtin botanik. Një tjetër projekt. Po mbarojmë, po i japim dorën e fundit dhe në fillim të janarit do të hapim terminalin e autobusëve në lindje, te zona e Lundrës. Ndërkohë që po fillojmë punimet te Kthesa e Kamzës, aty prapë ku u bllokuam prej vitesh. Kemi mbaruar unazën deri te Shqiponjat, duam të vazhdojmë deri në Paskuqan, të rikthehemi prapë në Tufinë për t’u bashkuar me Shkozën.
Dhe për të përfunduar projektin e unazave të Tiranës. Duam që në fillim të vitit tjetër të hapim tregun agro-ushqimor. Ne kemi një monopol privat të tregut agro-ushqimor me shumicë. Ndërkohë kemi gjithë këtë prodhimtari që duhet të shkojë dhe të paguajë haraç te privati. Që shtohet kosto edhe për fermerin që shet edhe për ne që shtrojmë tavolinat, dhe artikujt që janë në tavolinat e të gjithë banorëve të Tiranës. Hapja e tregut publik ul tarifën edhe për atë që shet dhe për atë që blen. Nuk të shtohet një pagesë ekstra. Ditët më të mira i kemi përpara, jo mbrapa”, tha Veliaj.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu