Vdes ushtarja izraelite që po mbahej peng nga Hamasi

0
Gjigandi

Një ushtare 19-vjeçare, e marrë peng nga Hamasi, ka humbur jetën

Ushtria izraelite njoftoi se Noa Marciano ka vdekur, pa dhënë detaje për shkakun. Ajo është pengu i parë që konfirmohet se ka vdekur në robëri.

Mbrëmjen e së hënës, Hamasi publikoi një video ku Marciano shfaqej duke e identifikuar veten. Në një deklaratë të dhënë nën detyrim, ajo deklaroi se sulmet ajrore izraelite kishin goditur pranë vendit ku ajo po mbahej dhe në video ajo dëgjohet duke i bërë thirrje Izraelit që të ndalë sulmet.

Më pas videoja shfaqi trupin e pajetë, që dukej se i përkiste asaj. Hamas tha se ajo u vra gjatë një sulmi izraelit, pa dhënë dëshmi.

Ushtria izraelite nuk konfirmoi menjëherë vdekjen e saj pas publikimit të videos, por tha se Hamasi “vazhdon të shfrytëzojë terrorizmin psikologjik dhe të veprojë në mënyrë çnjerëzore përmes videove dhe fotografive të pengjeve”.

Hamasi ka thënë se dhjetëra pengje janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite, por nuk ka dhënë prova për këto pretendime. Izraeli i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe i ka cilësuar si luftë psikologjike.

RonaTyra

Izraeli, që po lufton me Hamasin që nga 7 tetori, është zotuar për kthimin e pengjeve. Hamasi i ka ofruar lirimin e pengjeve në këmbim të palestinezëve që mbahen në burgjet në Izrael, por Izraeli ka hedhur poshtë një ofertë të tillë, duke u zotuar se do të shkatërrojë Hamasin.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu